Moviola e Dinamo-Vllaznia / Penallti të munguara dhe debate të zjarrta në fushë (VIDEO)
Ndeshja Dinamo–Vllaznia nuk u karakterizua vetëm nga lufta në fushë dhe ritmi i lartë, por edhe nga disa episode të dyshimta që ndezën debatet. Të dyja skuadrat kërkuan penallti në raste të ndryshme, por arbitri preferoi të lërë lojën të vazhdojë, duke mos akorduar asnjëherë goditjen nga pika e bardhë.

50’ Dinamo kërkon penallti për një pretendim të prekjes së topit më dorë të Gurishtës në dalje të zonës. Vazhdon lojën gjyqtari, edhe për faktin se topi nuk po shkonte drejt portës dhe nuk kishte më rrezikshmëri për shënimin e golit.
53’ Shkodranët kërkojnë penallti për një prekje të topit me dorë të Alijit në zonë, gjyqtari lë lojën të vazhdojë dhe nuk ka as ndërhyrje nga sistemi VAR. (VIDEO)
74’ Dyluftim në zonë mes Aliajt dhe Balajt, me këtë të fundit që rrëzohet dhe pretendon penallti. Vazhdon sërish lojën gjyqtari, duke e konsideruar si të rregullt ndërhyrjen e mbrojtësit dinamovit.
PANORAMASPORT.AL













