Moviola e Bylis-Flamurtari/ Ndeshje perfekte e Dodës, penalltia është e saktë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 12:57

Moviola e Bylis-Flamurtari/ Ndeshje perfekte e Dodës, penalltia është e saktë (VIDEO)

Ndeshja mes Bylisit dhe Flamurtarit nuk prodhoi vetëm emocione dhe dramë në rezultat, por edhe disa episode të diskutueshme për arbitrimin, që ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit.

fghgh

Nga një karton i munguar në mesin e pjesës së dytë, te një gol i anuluar drejt dhe deri te penalltia vendimtare në sekondat e fundit, vendimet e gjyqtarit ishin në qendër të vëmendjes. Në përgjithësi, pavarësisht protestave të shumta nga të dyja kampet, arbitrat duket se kanë qenë korrektë në momentet kyçe, duke menaxhuar siç duhet situatat vendimtare të sfidës.

Minuta e 50-të: Një tjetër faull i Diavara sjell protesta nga ballshiotët të cilin kërkonin të dytin e verdhë për futbollistin e Flamurtarit. Kryesori vetëm e këshillon, ndoshta pak zemërgjerë, sepse lojtari vlonjat meritonte të verdhën e dytë. Minuta e 61-të: Shënojnë ballshiotët, pasi fillimisht Pedro kishte gjetur shtyllën e portës së vlonjatëve. Por anësori e anulon për pozicion jashtë loje. Vendim i saktë.  (VIDEO)

Minuta e 94-rt: Trashi ekzekuton bukur një faull, me topin që shkon te Bintsuka, me Ozols një kohë vonesë dhe mbrojtjen vendase, miqtë barazojnë. Për t’u theksuar se këtu një nga lojtarët miq e prek topin me dorë, pak sekonda para faullit. Gjithsesi, nuk ndikon, pasi faulli është një aksion tjetër. Vendim i drejtë i gjyqtarëve. (VIDEO)

Minuta e 90’+7: Penallti për Bylisin. Pas një goditje këndi, Trashi mbërthen Përndrecën dhe e rrëzon në tokë. Gjyqtari jep penallti dhe i tregon të dytin e verdhë kapitenit të vlonjatëve. Vendime të drejta të arbitrave.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL