Moviola Dinamo-Teuta/ Karton i kuq dhe pretendime për penallti, Allën e shpëton VAR-i
Dinamo dhe Teuta zhvilluan mbrëmë ndeshjen e parë të fazës së katërt, aty ku bregdetarët arritën të fitonin 0-1. Për Laver Allën nuk ishte një ndeshje e lehtë, teksa nuk kanë munguar as pretendimet për penallti, për të kuq apo edhe diskutimet për golin e realizuar.

26′ Kundërsulm i shpejtë i dinamovitëve, Berisha nga e djathta pason në zonë për Bregun i cili rrëzohet, por për gjyqtarin nuk ka asgjë. Vetë Bregu nuk pretendon gjatë për penallti, teksa nga pamjet filmike nuk duket qartë nëse mbrojtësi ka kapur fillimisht topin apo Bregun.
31′ Teuta realizon golin e avantazhit pas një aksioni model nga bregdetarët. Ismajli shfaqet në të majtën i vetëm, pason në qendër për Arifin i cili me qetësi e çon sferën në rrjetë. Goli konsiderohet i rregullt nga kryesori dhe asistenit, teksa kërkohet për disa minuta edhe ndërhyrja e VAR-it, që verifikon pozicionin e Ismajlit në startin e aksionit, por më pas e akordon gol të rregullt. Nga pamjet filmike, duket se Teikseira e mban në lojë lojtarin e Teutës.
90’+4′ Një goditje e Runei ndaj Bregut kalon fillimisht pa u parë nga Alla por ai më pas ftohet nga Jorgji në VAR dhe pasi vëzhgon episodin, i tregon të kuqin lojtarit të Teutës. Në pamje filmike, duket taka e ngritur e Runeit i cili godet më gju Bregun.
Ashtu si në rastin e penalltisë së mundshme, edhe në këtë rast Bregu nuk ka pretendime ndaj gjyqtarit megjithëse është dhoma VAR që e thërret Allën për të parë rastin.
PANORAMASPORT.AL













