Moshat U-17/ Spektakël i Tiranës dhe Besës, Vllaznia ngec në shëtpi
Tirana ka fituar thellë dhe pa mëshirë, sfidën e javës së 25-të në Kategorinë Superiore për moshat U-17, dhe vazhdon të kryesojë në grupin. Ndërkohë, edhe Besa ka arritur të fitojë me spektakël në grupin B, ndërsa më poshtë skedat e të gjitha ndeshjeve të luajtura.

Bardheblutë, pa mëshirë
Tirana – Kukësi 5-1
Golat: Stafa 14’, Fixha 25’, J.Ademaj 35’ (aut), Gjumsi 37’, Koxhaj 55’ / A. Shala 74’
TIRANA: Kodra, Malo, Gjona, Çiçi, Musaj, Aga, Stafa, Bici, Fixha, Gjumsi, Koxhaj. Trajner: M. Memelli
KUKËSI: Lekaj, J. Ademaj, Musa, Abazi, E. Ademaj, Shahu, A. Shala, Sopaj, L. Shala, Az. Gashi, Bilalaj. Trajner: A. Belaj
Gjyqtarë: E. Grabova, E. Visha, B. Çanaku
Tirana nuk njeh rivalë në Grupin A të Kategorisë Superiore për U-17. Dje, skuadra e Migen Memellit shkëlqeu ndaj Kukësit, duke shënuar pesë gola. Fillimisht ishte Stafa që kaloi në avantazh bardheblutë, ndërsa më pas Fixha, Gjumsi dhe autogoli i J. Ademajt ia bënë më të lehtë Tiranës. Shala për kuksianët shënoi golin e nderit afër fundit.
Artin Lleshaj
Ndalen shkodranët
Vllaznia – Internacional 2-2
Golat: Mali 39’, Barbullushi 70’ / Rrahmani 7’, Demollari 45’
Vllaznia: Harusha, Bushaj, Tinaj, Amulli, Krymi, Deda, Mali, Xhahysa, Marku, Bardullushi, Asllani. (U aktivizuan: Torishta, Çomo, Muliu, Elbasani, Kovaçi). Trajner: N. Zhejani
Internacional: Hasaj,Rrahmani, Hasani, Balla, Vasjari, Demollari, Bashaj, Kuka, Kaçeli, Berrnaca, Gjini. (U aktivizuan: Manaj, Shehaj, Bardhi, Çelmeta). Trajner: E. Plori
Gjyqtarë: A. Soko, P. Cenaj, D. Kullolli (Tiranë)
Vllaznia dhe Internacionali kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme. Shkodranët kanë qenë duke humbur 1-2 deri në minutën e 70-të, kur Barbullushi barazoi shifrat. Rrahmani befasoi kuqeblutë që në minutën e 7-të, ndërsa më pas Mali barazoi pa u mbyllur pjesa e parë. Goli i Demollarit për miqtë nuk vlejti për të marrë tri pikë.
Admir Uruçi
Flamurtari në “Play-Off”
Flamurtari – Teuta 1-0
Golat: Rrapaj 70’
Flamurtari: Bushi, Elmazaj, Alushi, Ballaj, Fakaj, D. Aliaj, B. Aliaj, Rrapaj, Murati, Kadriaj, Bena. (U aktivizuan: Meçaj, Runaj, Shakaj).
Trajner: Sh. Idrizi
Teuta: Neziri, Beda, Gora, Cenaj, Mira, Muka, Çyrbja, Salillari, Lajthia, Maku, Libohova. (U aktivizuan: Dashi, Qehaja, Duka, Malaj).
Trajner: E. Tetova
Gjyqtarë: E. Alliaj, Q. Shehaj, E. Fejzullah (Patos)
Kartonë të verdhë: Muka, Deda
Flamurtari ka mposhtur rivalin direkt, Teutën dhe ka siguruar matematikisht fazën “play-off”, që i krijon mundësinë të tentojë titullin kampion për U-17. Heroi dhe lojtari më i mirë i takimit ka qenë Rrapaj, i cili ka shënuar në minutën e 70-të një gol “alla Messi”. Pasi ka dribluar 4-5 lojtarë, ka shënuar një supergol.
Kastriot Brahimaj
Besa i “shtyp” të gjithë
Besa – Skënderbeu 3-1
Golat: Selita 28’, K. Hoxha 44’, Lila 73’ / Telo 32’
BESA: Dobjani, Gjeçi, Kaçbufi, Lemeti, Reçi (Daiu 41’), Rrushi (Lila 62’), Dhjari (Veliu 55’), Culaj (Vogli 41’), Meraj, Selita, K. Hoxha.
Trajner: I. Berati
SKËNDERBEU: Beqiri, Kapllani, Broko, Vako (Keçanji 72’), Baki (Kodra 72’), Qeleshi, Peçani, Talelli (Topi 51’), Shallo, Telo, Baçe.
Trajner: L. Tiko
Gjyqtarë: A. Zdrava, E. Danaj, D. Memelli (Elbasan)
Edhe pse kavajasit e kanë siguruar prej kohësh vendin e parë në Grupin B, sërish kanë vijuar të respektojnë kampionatin. “Viktima” e radhës për Besën ishte Skënderbeu. Kavajasit kishin mjaft mungesa, por arritën të shënonin tre gola me Selitën, K. Hoxhën dhe Lilën. Goli i Telos nuk mjaftoi për korçarët, që u treguan të pafuqishëm në sulm.
Feriz Ferizaj
Porto kap Partizanin
Porto – Partizani 2-1
GOLAT: Hoxha 6’, 35’ / Kaso 34’
PORTO: Gega, Bitri, Hoxha, Lekaj, S. Marku, Çoni, Pica, Bisha, Gjergji, Mekrezvani, D. Marku. (U aktivizuan: Mustafa, Shimaj, Hidri, Xh. Marku, L. Gjoni). Trajner: D. Smajli
PARTIZANI: Brozi, Bajraktari, Karaj, Çela, Çarçani, Rexhepi, Quri, Reçi, Baçi, Kaso, Karakaçi. (U aktivizuan: Osmani, Alushi, Maloku, Gjoni, Bardhi). Trajner: P. Musta
Gjyqtarë: E. Çuni, Xh. Bacaj, R. Kolaj (Laç)
Kartonë të verdhë: S. Marku 63’ / Çarçani 63’
Porto gjunjëzon Partizanin dhe e kap në renditje. Që në minutën e 6-të lezhjanët kaluan në avantazh, duke shënuar me anë të Hoxhës. Pas pësimit të golit, 17-vjeçarët e kuq u munduan të reagonin, duke sulmuar disa herë portën vendëse. Miqtë ia dolën të barazonin me anë të Kasos, por pa kaluar një minutë, është sërish Hoxha që rikthen avantazhin.
Preng Gjikola
Elbasani merr frymë
Elbasani – Dinamo 3-0
GOLAT: Brako 26’, Subashi 67’, Hoxha 80’
ELBASANI: Harja, Qosja, Leka, Shima, Hoxha, Rrasa, Piu, Brako, Budani, Kurti, Hasa. (U aktivizuan: Gjyla, Subashi, Karamani, Sadikaj, Teta). Trajner: Sh. Lleshanaku
DINAMO: Dushku, Peshku, Hidri, Dura, Rustemi, Vuthaj, Marinaj, Dyberi, Bala, Gjoni, Sula. (U aktivizuan: Tabulla, Rusaj, Dautaj, Doda). Trajner: Xh. Lloshi
Gjyqtarë: G. Sulko, M. Sina, D. Mile (Lushnjë)
Elbasani ka mundur pastër 3-0 Dinamon për paratërinj, duke siguruar edhe mbijetesën në Superiore. Serinë e golave e hapi Brako në pjesën e parë dhe me shifrat 1-0 u mbyll ky fraksion loje. Në të dytën është radha e Subashit për të dyfishuar shifrat, ndërsa në fundin e takimit ka kohë edhe për një gol të Hoxhës, që u jep fitoren verdhebluve.
Vladimir Mema
Luftëtari zhyt Dinamon
AF DINAMO-LUFTËTARI 0-3
Golat: Çelo 13’, Cacaj 33’, 46’
AF Dinamo: Kozi, Bushpepa, Resuli, Ilnica, Xhixha, Biba, Zeneli, Xhafaj, Nika, Asllani, Simixhiu. Trajner: G. Daja
LUFTËTARI: Basha, Cacaj, Emini, Toska, Xhebro, Noni, M. Malaj, Camaj, B. Malaj, Alinani, Çelo. Trajner: N. Novi
Gjyqtarë: D. Maletaj, E. Kume, A. Toska (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Xhebro 35’, Malaj 53’
Luftëtari i jep “shkelmin” e fundit AF Dinamos, duke e zbritur praktikisht nga Kategoria Superiore për U-19. Çelo një herë dhe dopieta e Cacajt ka nderuar gjirokastritët, të cilët kanë dominuar takimin. Blutë e Dajës u munduan të reagonin, por duke qenë nën presionin e rezultatit, nuk dolën për asnjë moment në lojën e tyre.
Artin Lleshaj
Pepa prek Superioren
LUSHNJA – SH.S.PEPA 1-2
GOLAT: Vrapi 52’ / Gjolena 12’, Kambo 62’
LUSHNJA: Goga, Karame (Sheme 68’), K. Çela, Rançi, Vogli, Myzeqari, Shano (Sel.Sefa 57’), Gjyla, D. Çela (Seb. Sefa 75’), Vrapi, Allkanjari. Trajner: Ar. Hysko
SH.S.Pepa: Gega, Hida, Bakalli, Basha, Bilbilushi, Muho, Gjolena, Docci, Kushta (Shtogu 48’), Piku (Abdiaj 80’+1), Kambo.
Trajner: G. Pepa
Gjyqtarë: M. Dyrmishi, G. Çela, E. Aliaj (Poliçan)
Pepa ruajti kryesimin, duke mundur 2-1 Lushnjën në “Roza Haxhiu”. Albi Gjolena kaloi në avantazh elbasanasit, por lushnjarët reaguan në pjesën e dytë, duke barazuar me anë të Samuel Vrapit. Pas 10 minutash, Klinti Kambo i riktheu avantazhin skuadrës së Pepës, që tashmë është thuajse një hap larg zyrtarizimit të ngjitjes në elitën e U-17.
Alban Alushi
Akademia F. – Laçi 4-2
Golat: Likollari 12’, Ranxha 13’, Maleçka 45’, Ndrejaj 80’ / Faruku 3’, Lika 16’
Akademia F: Çeka, Zepaj, Likollari, Subashi, Sinanaj (Maleçka 41’), Karakushi, Ndrejaj, Orhanaj, Ranxha (Cani 41’), Doda, Maloku (Mici 41’). Trajner: S. Bulku
Laçi: Çuni, Lika, Cani (Lama 47’), Faruku, Blini (Lleshi 47’), Stafa, Ndreca, Hoxha, Prenga, Kasmi, Gjoka (Hidri 47’). Trajner: E. Lika
Gjyqtarë: M. Shabanaj, L. Cani, Xh. Doda (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Zepaj 5’ / Prenga 65’, Hidri 71’
A.Dushku
Akademia AAS – Shkëndija e Tiranës 0-5
Golat: Vokrri 22’, 27’, Merxhushi 25’, Fero 46’, Elezi 55’
Akademia AAS: Lleshi, Paja, Ibroja, Rraboshta, Çulaj, Marku, Bregu, Myftari, Ramja, Guri, Zylja. (U aktivizuan: Proda, Trojer).
Trajner: H. Lika
Shkëndija e Tiranës: Koçi, Marku, Hajdari, Vokrri, Gjonaj, Mërgjyshi, Fero, Elezi, Qendro, Manuka, Gjeta. (U aktivizuan: Kaçorri, Çeka, Hoxha, Hoti). Trajner: Sh. Kumbarçe
Gjyqtarë: Xh. Baca, E. Çuni, E.Kola (Laç)
A. Uruçi
Briansi në festë, ngjitet në elitë
Ekipi privat lezhjan, Brians, ka festuar dje ngjitjen në Kategorinë Superiore U-17, duke barazuar në shtëpi me Shkodrën që ishte rivali direkt. Briansit i mjaftonte një pikë për t’u ngjitur, ndërsa Shkodra duhet të fitonte për të marrë kreun e Grupit A të Kategorisë së Parë. Gjithsesi, barazimi pa gola e shpalli Briansit e drejtuar nga Gjergji Filipi dhe Kreshnik Ivanaj, kampionë të Grupit A. FSHF kishte menduar të organizonte edhe një ceremoni pas ndeshjes, duke shpërndarë medalje për lojtarët e U-17. “Duam të falënderojmë të gjithë futbollistët e ekipit tonë U-17 për shpirtin e garës gjatë gjithë kampionatit, si dhe besimin që treguan deri në minutën e fundit të lojës. Falënderojmë edhe ekipin e Shkodrës, që pavarësisht polemikave të javëve të fundit, rezistuan duke i dhënë një emocion të veçantë këtij kampionati”, citohej dje në faqen zyrtare të Akademisë së Briansit në “Facebook”.
P.Gjikola













