Mori doping të rëndë, 10 vite pezullim për atletin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2026 | 17:54

Mori doping të rëndë, 10 vite pezullim për atletin

Mohammed Al-Asiri, atlet saudit i garave të gjata, është dënuar me një pezullim 10-vjeçar pasi rezultoi pozitiv për substancën e ndaluar darbepoetin në një test antidoping të kryer më 26 shtator 2023.

Screenshot 2026-03-13 175435

Pas pezullimit të menjëhershëm të vendosur nga Këshilli Olimpik i Azisë, ai u ndalua të merrte pjesë në garat e 5,000 dhe 10,000 metrave në Lojërat Aziatike në Hangzhou.

Gjykata së Arbitrazhit Sportiv konstatoi se përdorimi i darbepoetinës nuk mund të kishte ndodhur aksidentalisht dhe se kishte prova për planifikim apo përdorim të zgjatur të dopingut. Si pasojë, dënimi fillestar prej katër vitesh u rrit në 10 vjet, ndërsa rezultatet e tij nga 26 shtatori deri më 2 tetor 2023 u skualifikuan.

PANORAMASPORT.AL