Mobilizohen tifozët shkodranë, zbulohet sa bileta janë shitur deri tani për finalen Vllaznia-Egnatia
Vllaznia-Egnatia pritet të jetë një finale spektakolare dhe me shumë emocione. Ky duel do të zhvillohet më 12 maj në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.
Tre ditë para kësaj ndeshjes, gazetari i “Panorama Sport”, Kristi Sejatllari shkruan në profilin e tij zyrtar në platformën “X” se deri tani janë shitur 7 mijë bileta.
Egnatia-Vllaznia. 7 mije bileta jane shitur deri tani per finalen e titullit qe luhet me 12 maj. #final4 #superiore #egnatia #vllaznia pic.twitter.com/KUt4t1yh5P
— Kristi Sejatllari (@SejatllariK) May 9, 2025
Pritet që në stadium të ketë më shumë tifozë shkodranë duke qenë se e presin titullin kampion prej 24 vitesh dhe janë mobilizuar për ta mbështetur ekipin e zemrës nga tribunat.
Numri i shitjes së biletave pritet të rritet në ditët në vazhdim.
PANORAMASPORT.AL













