Miqësorja e dytë me Italinë, Shqipëria U19 bën “autokritikë” dhe e mbyll në barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2025 | 17:45

Miqësorja e dytë me Italinë, Shqipëria U19 bën “autokritikë” dhe e mbyll në barazim

Kombëtarja shqiptare U19 ka zhvilluar sot edhe testin e dytë miqësor që kishte planifikuar ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë. Ashtu si ndeshja e parë, e përfunduar 4-1 në favor të Italisë, edhe e dyta u zhvillua në Novara të Italisë.

shqiperia u19

Italianët, ashtu si në ndeshjen e të martës, dominuan takimin, por këtë radhë prapavija kuqezi ishte më e vëmendshme, edhe pse u godit nga goli i Orlanit në minutën e 28-të. Pjesa e parë u mbyll me tre zëvendësime të parakohshme te kuqezinjtë e drejtuar nga Juljan Ahmataj, ku dy ishin për shkak dëmtimesh të Arifit e Gecajt që i bënë vend El Malem dhe Dashit.

Pikërisht Dashi u bë protagonist në pjesën e dytë, duke shënuar në minutën e 60-të golin e barazimit. Më pas Shqipëria ia doli që të mbrohej mirë duke mos lejuar vendasit të konkretizonin në gol epërsinë në lojë, duke mbyllur takimin me shifrat 1-1.

FORMACIONI TITULLAR: Culi, Avdullari, Gecaj, Sylejmani, Sina, Huqi, Shpuza, B.Krasniqi, Arifi, Malaj, L.Krasniqi.

PANORAMASPORT.AL