MESAZHI/ Largimi i papritur, futbollisti i Partizanit i shkruan menjëherë Kërnajës pas shkarkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2026 | 16:20

MESAZHI/ Largimi i papritur, futbollisti i Partizanit i shkruan menjëherë Kërnajës pas shkarkimit

Klubi i Partizanit ka marrë një vendim të papritur sot, pesë ditë pas derbit të humbur me Tiranën, duke larguar nga drejtimi trajnerin Oltijon Kërnaja. Të kuqtë e argumentuan këtë me mungesën e rezultateve në ndeshjet e fundit të të kuqve, duke ndarë rrugët me trajnerin të cilit ia kishin besuar ekipin jo nga fillimi i sezonit, por pas shkarkimit të Mlladen Milinkoviç.

kernaja

Kërnaja bëri disa lëvizje në ekip dhe ajo që ra në sy ishte se u besoi disa futbollistëve të cilët i mori nga Partizani B të cilin e drejtonte para se të ulej në pankinën e ekipit të parë. Një prej tyre ishte mbrojtësi i djathtë Marjus Kola, i cili me Kërnajën u kthye në një element të rëndësishëm të ekipit në periudhën e tij më të mirë të të kuqve në këtë kampionat.

Pikërisht mbrojtësi ka qenë ai që ka reaguar i pari në rrjete sociale duke falënderuar trajnerin, i cili i kishte besuar fillimisht te Partizani B dhe më pas tek ekipi i parë.

“Faleminderit profe që besove ke unë”, shkruante në rrjetet sociale Kola, i cili debutoi me ekipin e parë të Partizanit në muajin tetor duke luajtur që atëherë 13 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre.

fdsfdfdssdfsfdsdf

PANORAMASPORT.AL