Postuar: Korrik 5, 2026 | 1:08
VIDEO/ Kualifikim i vuajtur në çerekfinale, Franca i falet një penalltie në duelin ndaj Paraguait
Franca mposhti me rezultatin 1 me 0 Paraguain, duke siguruar biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës.

Një triumf që rezultoi tepër i vështirë për “Gjelat” e Deshamp, pavarësisht se në letër ishin favoritë absolutë.
Pjesa e parë u mbyll me 0 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që në minutën e 70-të, ishte Mbape ai i cili shënoi me 11-metërsh, duke i dhuruar kualifikimin francezëve. Falë kësaj fitoreje Franca do të përballet në çerekfinale me Marokun që mposhti 0 me 3 Kanadanë.
FT PARAGUAI-FRANCË 0-1
Mbape 70′ (p)
70′ GOLI I MBAPE ME PENALLTI: VIDEO
65′ PENALLTIA E FITUAR NGA DOUE: VIDEO
34′ MOMENTE TENSIONI: VIDEO

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE”
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













