VIDEO/ Botërori nuk zhgënjen! Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Meksikë-Afrika e Jugut mbyllet me rekorde
Meksika e fitoi me rezultatin 2-0 sfidën e parë të Botërorit. Për herë të parë në historinë e saj, pikërisht në tentativën e gjashtë në ndeshje hapëse. Përballë kishte Afrikën e Jugut, që pësoi nga një gol për secilën pjesë. Kuinones dhe Himenez ishin golashënuesit e parë.

Pjesa e dytë në Meksikë u bë pjesë e historisë, duke qenë ndeshja e parë hapëse që shikohen kaq kartonë të kuq. Kjo pasi u regjistruan tre të kuq, që u dhanë menjëherë. Për një prej tyre duhej ndërhyrja e VAR.
Në Botërorin 2022 ndërkohë u panë vetëm katër kartonë të kuq në total, ndërsa u luajtën plot 64 sfida. Një fakt që padyshim bie në sy menjëherë.
Ky është një Botëror rekordesh. Kujtojmë se për herë të parë marrin pjesë 48 skuadra dhe janë tre vende organizatore.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
MEKSIKË 2-0 AFRIKA E JUGUT
9′ Kuinones, 67′ Himenez
Goli i Kuinones: (VIDEO)
Kartoni i kuq për Sithole tek Afrika e Jugut: (VIDEO)
Goli i Himenez: (VIDEO)
Kartoni i kuq për Suane tek Afrika e Jugut: (VIDEO)
Karton i kuq për Montes te Meksika: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT

VIDEO/ Fillojnë emocionet e Botërorit, ceremoni madhështore në Meksikë
PANORAMASPORT.AL













