VIDEO/ Botërori nuk zhgënjen! Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Meksikë-Afrika e Jugut mbyllet me rekorde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2026 | 23:02

VIDEO/ Botërori nuk zhgënjen! Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Meksikë-Afrika e Jugut mbyllet me rekorde

Meksika e fitoi me rezultatin 2-0 sfidën e parë të Botërorit. Për herë të parë në historinë e saj, pikërisht në tentativën e gjashtë në ndeshje hapëse. Përballë kishte Afrikën e Jugut, që pësoi nga një gol për secilën pjesë. Kuinones dhe Himenez ishin golashënuesit e parë. 

bandicam 2026-06-11 23-04-42-142

Pjesa e dytë në Meksikë u bë pjesë e historisë, duke qenë ndeshja e parë hapëse që shikohen kaq kartonë të kuq. Kjo pasi u regjistruan tre të kuq, që u dhanë menjëherë. Për një prej tyre duhej ndërhyrja e VAR.

Në Botërorin 2022 ndërkohë u panë vetëm katër kartonë të kuq në total, ndërsa u luajtën plot 64 sfida. Një fakt që padyshim bie në sy menjëherë.

Ky është një Botëror rekordesh. Kujtojmë se për herë të parë marrin pjesë 48 skuadra dhe janë tre vende organizatore.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

MEKSIKË 2-0 AFRIKA E JUGUT

9′ Kuinones, 67′ Himenez

Goli i Kuinones: (VIDEO)

Kartoni i kuq për Sithole tek Afrika e Jugut: (VIDEO)

Goli i Himenez: (VIDEO)

Kartoni i kuq për Suane tek Afrika e Jugut: (VIDEO)

Karton i kuq për Montes te Meksika: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT

Screenshot 2026-06-11 200900

VIDEO/ Fillojnë emocionet e Botërorit, ceremoni madhështore në Meksikë

PANORAMASPORT.AL