LIVE BATE-ELBASANI/ Nuk ka fitues pas 120 minutash, fati i nënkampionëve varet nga penalltitë (VIDEO)
Elbasani ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit me objektivin për të kërkuar kalimin e turit të parë të Ligës së Konferencës përballë BATE Borisov.

Ekipi bjellorus luan në fushë asnjanëse ndeshjet si pritës, për shkak të situatës së luftës dhe palët përballen sot në Azerbajxhan për duelin e kthimit, ku Elbasani do të tentojë të bëjë më mirë se barazimi 1-1 i ndeshjes në shtëpi.
Trajneri Gvozdenoviç ka hedhur në fushë një rreshtim ofensiv ku Tresa, Diallo, Hebaj dhe Nikaj e nisin së bashku nga minuta e parë.
LIVE BATE-ELBASANI 0-0
PENALLTITË
Gjuan Karrica, pret portieri. BATE-ELBASANI 4-4
Gjuan Kres, shënon. BATE-ELBASANI 4-4
Gjuan Lila, shënon. BATE-ELBASANI 3-4
Gjuan Rusaku, shënon. BATE-ELBASANI 3-3
Gjuan Boje, shënon. BATE-ELBASANI 2-3
Gjuan Sakhonçik, pret Aleksovski. BATE-ELBASANI 2-2
Gjuan Lulaj, shënon. BATE-ELBASANI 2-2
Gjuan Angban, shënon. BATE-ELBASANI 2-1
Gjuan Lleshi, shënon. BATE-ELBASANI 1-1
Gjuan Dubovski, shënon. BATE-ELBASANI 1-0
NGJARJET KRYESORE
120’ Nuk ka fitues, penalltitë duhen për të përcaktuar kush kualifikohet.
120’ Gjuajtje e fortë e Lleshit nga distanca, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
112’ Pas zhvillimit të një goditje këndi të Elbasanit, dy devijime radhazi para portës së BATE nuk kthejnë dot sferën në rrjetë. (VIDEO)
110’ Rakhamnov provon me kokë pas një goditje këndi, Aleksovski pret i qetë. (VIDEO)
108’ Boje nga e majta e sulmit tenton të gjejë portën, sfera devijohet në këndore.
106’ Varaksa lë fushën e lojës, duke i bërë vend Khramtseviç.
105’+4’ Mbyllet pa gola edhe kjo pjesë e parë shtesë.
105’+1’ Boje merr vendin e Diallo i cili lë fushën me shqetësime fizike.
105’ Jepet 1 minutë shtesë.
102’ Rusaku hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por Aleksovski është përsëri vendimtar dhe grushton sferën. (VIDEO)
95’ A. Kasa dhe Karrica hyjnë në fushë në vend të Tresës dhe Barjamajt, me këtë të fundit i cili lë fushën i dëmtuar.
91’ Diallo provon vetë të gjejë golin, gjuajta e tij ballore shkon lart mbi traversë. (VIDEO)
91’ Nis pjesa e parë shtesë.
90’+3’ Mbyllet pa gola ndeshja, duhen shtesat për fituesin.
90’+2’ Aleksovski bën heroin teksa shpëton Elbasanin nga një gol i sigurt në fund. (VIDEO)
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
90’ Varaksa gjuan nga jashtë zonës, shënjestra është tërësisht e gabuar.
80’ Lleshi merr topin në kufijtë e zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, sfera shkon ne duart e portierit. (VIDEO)
78’ Diallo ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit për shkak të një faulli ndaj tij.
76’ Gvozdenoviç bën lëvizjet e para duke aktivizuar Lleshin dhe Lukokin në vend të Hebajt e Nikajt.
73’ Jatskeviç ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Kasës.
63’ Hebaj provon të gjejë golin nga distanca, sfera shkoj jashtë jo shumë larg shtyllës së portës. (VIDEO)
59’ Puerto dhe Boshko i lënë vendin në fushë Jatskeviç dhe Rusaku në radhët e BATE.
52’ Nikaj merr fundoren në të majtën dhe lëshon një harkim në shtyllën e dytë për Hebajn, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës. (VIDEO)
50’ Diallo nga e djathta arrin në fundore, pasimi i tij në qendër nuk shfrytëzohet nga shokët e ekipit.
48’ Harkime radhazi nga krahët të Elbasanit, që synon te gjejë në këtë mënyrë hapësira për të shënuar.
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te ekipi bjellorus, ku Kaplenko i lë vendin Sakhonçik.
45′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
43’ Varaksa ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Lilës.
40’ Epito është i pakalueshëm teksa ndal Varaksa të nisur drejt portës. (VIDEO)
34’ Diallo ka mundësinë e artë për të shënuar por gjuajtja e tij pak hapa larg portës ndalet nga një prej mbrojtësve vendas. (VIDEO)
31’ Nikaj mundohet të hyjë në zonë në të majtën por krosimi i tij nga fundorja është tërësisht i gabuar.
25’ Pas goditjes nga këndi, Varaksa gjuan me kokë por Aleksovski shpëton katërkëndorin me ndërhyrjen e tij. (VIDEO)
24’ Varaksa gjen hapësirë dhe lëshon nga jashtë zonës një diagonale që devijohet në këndore. (VIDEO)
18’ Tresa gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën e BATE.
17’ Neskaromni ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Diallo.
13’ Diallo jep shkëndijën e parë me një gjuajtje nga e djathta, sfera nuk gjen portën e Sokol. (VIDEO)
11’ Epito ndëshkohet me te verdhë për një faull në mesfushë.
9’ Elbasani krijon panik në zonën kundërshtare me një goditje nga këndi, por askush nuk përfiton.
3’ Angban gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e Elbasanit.
1’ Nis ndeshja në Azerbajxhan.
FORMACIONET ZYRTARE
BATE: Sokol, Kres, Sakhuta, Rakhmanov, Boshko, Neskaromni, Angbon, Mikhniuk, Varaksa, Puerto, Koplenko.
Trajner: Vitali Rogozhkin
ELBASANI: Aleksovski, Lila, Epito, Lulaj, K. Kasa, Ibrahim, Barjamaj, Diallo, Tresa, Nikaj, Hebaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL













