LIVE ALUMINIJ-DINAMO/ Shpërthen festa tek ekipi i Ilir Dajës, Hekuran Berisha përfiton nga gabimi në Europë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 20:15

LIVE ALUMINIJ-DINAMO/ Shpërthen festa tek ekipi i Ilir Dajës, Hekuran Berisha përfiton nga gabimi në Europë (VIDEO)

Dinamo do të luajë sot prej orës 20:00 në transfertën e Aluminij. Sfida vlen për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2026-07-23 20-00-41-033

Malomo, Koma dhe Brajt Xhejms mungojnë, pasi ambasada sllovene nuk i pajisi me vizë siç mëson “Panorama Sport”. Ndaj edhe ndryshimet nuk mungojnë nga sfida e fundit me Astanën. Bie në sy se Ruçi merr vendin e Malomos te të besuarit e Ilir Dajës, duke e bërë formacion plotësisht me shqiptarë.

Rreshtimi mbetet i njëjtë. Dinamo do e nisë me formacionin 3-5-2, njësoj si edhe Aluminij.

Dinamo është favorite për të kaluar më tej. Aluminij e mbylli sezonin e fundit në vendin e shtatë nga dhjetë ekipe, ndërsa siguroi Europën duke fituar Kupën e Sllovenisë.

REZULTATI LIVE

ALUMINIJ 0-1 DINAMO

15′ Berisha

NGJARJET KRYESORE

21′ Qardaku provon direkt portën nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

15′ GOOOL! Aluminij 0-1 Dinamo/ Hekuran Berisha përfiton nga gabimi në prapavijën e sllovenëve, për të dërguar topin në rrjetë. (VIDEO)

12′ Shfaqet Aluminij. Goditja e sllovenëve përfundon jashtë. (VIDEO)

10′ Lorenco Vila provon me goditjen e parë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

8′ Minutat e para i shikojnë skuadrat të tregohen të kujdesshme.

1′ Nis ndeshja në Slloveni.

FORMACIONET ZYRTARE

Aluminij – Dinamo

Screenshot 2026-07-23 184708

Screenshot 2026-07-23 184729

PANORAMASPORT.AL