Elbasani blindon sulmin, prezanton yllin që u largua nga rivalët e Superiores dhe e donte Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 14:09

Elbasani blindon sulmin, prezanton yllin që u largua nga rivalët e Superiores dhe e donte Partizani

Ledjo Tresa është edhe zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Verdheblutë e kanë zbuluar sot përmes një postimi.

Screenshot 2026-06-14 140656

Elbasani e transferoi nga Laçi ku luante prej tre vitesh. Për më tepër duke e afruar si lojtar të cilit i përfundoi kontrata. Më parë ishte Partizani shumë pranë, por akordi nuk u arrit.

20-vjeçari është ndër sulmuesit më të talentuar në futbollin shqiptar. Tresa bën pjesë edhe te Kombëtarja U-21.

Elbasani vazhdon të përforcojë sulmin. Më parë janë prezantuar Ardit Nikaj, Rubin Hebaj dhe Edoli Lukoli.

Këto lëvizje vijnë duke qenë se priten disa largime në repartin ofensiv. Bëhet fjalë për Tsage, Lajthian, Ze Gomesh dhe Loukilin.

Screenshot 2026-06-14 141051

PANORAMASPORT.AL