Lajme të mira për “nëndetësen” e Ilir Dajës, ndryshime në rreshtimin e Dinamos ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2025 | 13:32

Lajme të mira për “nëndetësen” e Ilir Dajës, ndryshime në rreshtimin e Dinamos ndaj Tiranës

Dinamo do të përballet sot me Tiranën në kuadër të javës së pestë të Superiores. Pas 4 ndeshjeve me mungesa të shumta, trajneri Ilir Daja më në fund do të ketë luksin që të përzgjedhë për formacionin e derbit, ku i vetmi që ende nuk është në 100% e tij të formës fizike, mbetet Saliu Guindo.

dinamo

Në portë, Teqja e ka blinduar vendin e tij, teksa Meksi do të rikthehet titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Lorran në të majtë. Në qendër, do të jenë sërish Dita e Aliji dyshja që formojnë prapavijën, ndërkohë që Gudiabi, Vila dhe Qefalija pritet që të jenë në mesfushë.

Sa i përket repartit të sulmit, Nani mund të rikthehet titullar së bashku me Bernard Berishën, ndërkohë që në majë të sulmit do të jetë Bregu.

Screenshot 2025-09-27 133010

PANORAMASPORT.AL