Kur një qytet i vogël bën “mrekullinë”/ Vora, debutimi në elitë dhe një sezon për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 22:57

Kur një qytet i vogël bën “mrekullinë”/ Vora, debutimi në elitë dhe një sezon për mbijetesën

Vora, edhe pse një qytet i vogël, ku dikur futbolli ishte shuar dhe ku vetëm një akademi funksionale mbante gjallë një fi je shprese, nga një projekt ambicioz nisi një rrugëtim që sot duket si një histori frymëzuese. Presidenca ishte faktori kryesor. Presidenti Albert Xhabafti, në bashkëpunim me kryebashkiakun e Vorës, Blerim Shera, si dhe me një staf të mrekullueshëm në përbërje të kësaj presidence largpamëse, hartuan projektin afatgjatë të “Vorës së Madhe” në futbollin modern.

vora

Ata e nisën këtë projekt hap pas hapi dhe fi lluan zbatimin në terren të këtij projekti madhor për qytetin e Vorës. Me përkushtim dhe besim, ata ngritën një skuadër nga kategoritë më të ulëta deri në elitën e futbollit shqiptar, duke i rikthyer Vorës atë që i kishte munguar me dekada: emocionin e futbollit. Sot Vora nuk është më e njëjta.

Qyteti është gjallëruar, zemra e tij rreh ndryshe çdo ditë në ndeshje, në një stadium me kushte moderne, kur dikur ishte thjesht një ëndërr. Sot është bërë realitet dhe është shtëpia e gëzimit për burra, gra dhe fëmijë që shkojnë çdo fundjavë për të ndjekur ekipin e tyre. Buzëqeshjet, emocionet dhe krenaria janë rikthyer aty ku dikur kishte vetëm heshtje.

Njohja e Vorës tashmë shkon përtej kufi jve, duke u përmendur me respekt edhe nga shumë skeptikë që nuk besonin në këtë projekt në fi llimet e tij. Dhe ky është vetëm fi llimi, sezoni i tyre i parë. Pas një sezoni shumë të fortë me skuadrat me eksperiencë në elitë, ku u përballën në 36 ndeshje kampionati dhe mbijetuan mes tyre, tani kërkohet edhe më shumë vëmendje dhe përkushtim nga të gjithë aktorët e klubit.

FORMACIONI VORAK

E gjithë arritja dhe shkëlqimi i kësaj skuadre ka ardhur nga futbollistët vorakë që lanë gjurmë në fushë: Mallakastriotët nisin planin e verës për merkaton Bylisi hap ciklin e ri, mes rinovimit dhe largimeve Bylisi e ka mbyllur sezonin, por janë lojtarët ata që vijojnë punën sipas një programi enkas për këtë periudhë post-kampionat. Kuptohet, pjesa dërrmuese e tyre, duke qenë se disa janë me leje, teksa bien në sy elementët e rinj që kanë luajtur jo vetëm me skuadrën e parë, por edhe me ekipin B dhe moshat. Pjesa më e madhe e tyre spikati në edicionin që sapo u mbyll dhe duhet thënë se pritet të kenë më shumë besim në kampionatin e ardhshëm, duke qenë se e njohin më mirë ambientin dhe kampionatin, por edhe për faktin se kanë fi tuar më shumë eksperiencë.

Në Ballsh tashmë presin hapjen e merkatos dhe pritet që klubi mallakastriot të shesë disa nga “xhevahirët” e vet, jashtë dhe brenda vendit. Në fakt, presidenca, së bashku me studiot menaxheriale me të cilat bashkëpunon, synon t’i transferojë disa lojtarë të rinj dhe shumë premtues jashtë vendit, por kjo mbetet për t’u parë në varësi të ofertave që do të vijnë në vijim. Pritet që të jenë gati një “formacion” i plotë largimesh, por klubi nuk do të nxitohet. Mallakastriotët në janar shitën Peraltën, Abazajn, por edhe Momon dhe Mustafën, ndërsa në verë pritet të ketë më shumë lëvizje në dalje. Klubi ndjek një strategji të qartë me lojtarët, duke i promovuar dhe më pas duke i shitur.

Pas 31 majit hapet merkato dhe aty pritet të ketë edhe ndonjë largim nga Bylisi, për ata që nuk kanë bindur ose që u ka përfunduar kontrata me klubin mallakastriot.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se në Ballsh do të ketë edhe risi sa u përket talenteve, pasi këtë sezon janë aktivizuar disa prej tyre në skuadrën e parë, ku më i riu debutoi 16-vjeçari Petro Marku, vëllai i futbollistit dhe kapitenit Aurel Marku, por edhe Adeduro, Çypi, Buraneli, Emini, Adepoju, Akibu, Sahid, Bahaj etj. Bylisi, edhe pse nuk ka ende një vendim të Komitetit Ekzekutiv për ndryshim strukture dhe nëse luan në Kategorinë e Parë, e ka skuadrën gati për sezonin e ri, madje me cilësi dhe shumë talente.

Në qershor, në klubin mallakastriot pritet të nisë një cikël i ri, me më shumë ambicie dhe projekte konkrete… Erjon Saliu nga portierët e pathyeshëm, mbrojtësit e pakalueshëm dhe të vendosur për këtë kauzë, mesfushorët kreativë e dominues, deri te sulmuesit që shënonin gola vendimtarë. Formacioni më i mirë i Vorës përmbledh jo vetëm ata me statistika mbresëlënëse, por edhe lojtarët që ndikuan drejtpërdrejt në fatin e skuadrës.

Gazeta “Panorama Sport” sjell përzgjedhjen më të mirë të kësaj skuadre sipas reparteve, një vlerësim për të gjithë ata që ishin të pazëvendësueshëm në suksesin e arritur. Trajneri Arjan Bellaj preferoi më shumë skemën 4-3-3, por herë pas here, sipas rëndësisë së ndeshjes, aktivizonte edhe skemën 4-2-3-1. Tani i marrim me radhë të gjithë repartet, duke nisur nga porta.

PORTIERËT

Shkëlzen Ruçi dhe Romeo Harizaj. Në 36 ndeshjet e kampionatit të parë në Superiore, Vora aktivizoi vetëm dy portierë, të cilët ishin të pazëvendësueshëm dhe pësuan së bashku 40 gola. Shkëlzen Ruçi, veterani elbasanas, ishte një nga pikat më të forta të Vorës dhe njëkohësisht mbante edhe rolin e kapitenit të skuadrës. Ai u aktivizua në 17 ndeshje dhe pësoi 18 gola. Pa asnjë dyshim ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Pa dallim në performancë ishte edhe Romeo Harizaj, portieri 27-vjeçar nga Ballshi, i cili shërbeu si një pikë referimi në portën vorake, duke ofruar siguri, refl eks të shpejtë dhe vendime të sakta në momentet vendimtare. Ai u aktivizua në 19 ndeshje dhe pësoi 22 gola.

MBROJTËSIT

Dajan Shehi, Serjan Repaj, Henri Zuna, Jurgen Vrapi, Vinicius Cesar. Vora arriti të ndërtonte një skemë me katër mbrojtës, e cila mbeti standard pothuajse në të gjitha ndeshjet e kampionatit. Dajan Shehi, Serjan Repaj, Henri Zuna dhe Jurgen Vrapi formuan katërshen e pazëvendësueshme të Vorës, ndërsa herë pas here, në mungesë të tyre, aktivizohej edhe braziliani Vinicius Cesar. Dajan Shehi ishte qendërmbrojtësi i djathtë, 29-vjeçari nga Elbasani, me eksperiencë në Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci, përfshirë edhe karrierën e hershme te Hajduku i Splitit.

Ai u shndërrua në një shtyllë të fortë në zemër të mbrojtjes vorake. U aktivizua në 30 ndeshje, shënoi 1 gol, por edhe një autogol ndaj Teutës në barazimin 1-1 në Durrës. U ndëshkua me 7 kartonë të verdhë. Serjan Repaj, 25-vjeçari nga Shkodra, erdhi këtë sezon nga Vllaznia dhe u shfaq si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të kampionatit. U aktivizua në 33 ndeshje, shënoi një autogol ndaj Partizanit dhe u ndëshkua me 9 kartonë të verdhë. Ai u dallua për lidership dhe shpirt gare. Henri Zuna, 22-vjeçari nga kryeqyteti, luajti si mbrojtës i djathtë.

I ardhur nga Partizani, u shndërrua në një nga mbrojtësit më të fortë dhe më të qëndrueshëm të skuadrës. U aktivizua në 30 ndeshje, shënoi 1 gol dhe mori 11 kartonë të verdhë. Jurgen Vrapi ishte një nga besnikët e projektit vorak. 27-vjeçari nga Tirana iu bashkua ekipit që kur luante në Kategorinë e Dytë dhe u shndërrua në një element kyç në krahun e majtë të mbrojtjes. Ai u aktivizua në 32 ndeshje, dha 3 asistime dhe u ndëshkua me 10 kartonë të verdhë. Në repartin e mbrojtjes u aktivizua edhe Vinicius César de Oliveira Martins, braziliani që luajti në 19 ndeshje dhe u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë.

MESFUSHORËT

Mario Barjamaj, Irgi Kasalla, Kevin Dalipi, Françesko Hasaj, Enis Fazllagiç, Klaus Kashari, Rajmond Marinaj, Orgito Ruçi, Okseold Sefa, Xhuljo Tabaku. Vora aktivizoi 10 mesfushorë gjatë sezonit, por stabilitetin kryesor në këtë repart e dhanë Kasalla, Barjamaj dhe Dalipi, ndërsa herë pas here edhe Fazllagiç. Mario Barjamaj, kapiteni, ishte shtylla e vërtetë e skuadrës, një “piston” i pandalshëm në mesfushë. U aktivizua në 31 ndeshje dhe u ndëshkua me 4 kartonë të verdhë. Irgi Kasalla ishte zbulimi i madh i sezonit.

Ai u shndërrua nga mesfushor në sulmues dhe u bë golashënuesi më i mirë i ekipit me 13 gola në 35 ndeshje. Dha 5 asistime dhe u shpall 7 herë lojtari i ndeshjes. Kevin Dalipi luajti si shkatërrues para mbrojtjes, një “mur” i vërtetë. U aktivizua në 23 ndeshje dhe mori 8 kartonë të verdhë. Xhuljo Tabaku, kapiteni që e ngjiti Vorën në Superiore, u aktivizua në 21 ndeshje, shënoi 1 gol, dha 1 asist dhe u ndëshkua me 7 kartonë të verdhë. Françesko Hasaj ishte lojtari më i pafat, i dëmtuar që në fi llim të sezonit.

U aktivizua vetëm në 3 ndeshje (94 minuta gjithsej) dhe iu nënshtrua operacionit. Enis Fazllagiç, mesfushori nga Maqedonia e Veriut, i ardhur nga Visla Krakov, u aktivizua në 25 ndeshje, dha 1 asist dhe mori 6 kartonë të verdhë. Klaus Kashari, 19-vjeçari nga Elbasani, luajti 17 ndeshje, dha 1 asist dhe mori 1 karton të verdhë, duke u shfaqur si një nga talentet më premtues. Rajmond Marinaj, lojtar i akademisë, u aktivizua në 1 ndeshje. Orgito Ruçi u aktivizua vetëm 28 minuta në një ndeshje. Okseold Sefa luajti 4 ndeshje me 72 minuta total.

SULMUESIT – Patrik Bardhi, Luis Felipe, Chibuike Prestige, Ayo Folahan, Dario Daka, Bernard Karrica, Segerso Geci, Fatmir Prengaj, Manfredas Ruzgis, Renaldo Torraj. Patrik Bardhi, 27-vjeçari nga Tirana, u aktivizua në 34 ndeshje me 2464 minuta dhe shënoi 2 gola. Ishte një pikë referimi në krahun e majtë të sulmit, me depërtime dhe krosime të sakta. Luis Felipe Rodrigues, sulmuesi brazilian nga Rio de Zhaneiro, shënoi 5 gola në 28 ndeshje dhe u shndërrua në qendër të sulmit të Vorës.

Chibuike Prestige Ohaegbulam, 22-vjeçari nga Nigeria, u aktivizua në 16 ndeshje, shënoi 1 gol dhe shpesh luajti edhe në mbrojtje kur kishte mungesa. Bernard Karrica u dëmtua rëndë gjatë sezonit dhe iu nënshtrua operacionit. Dario Daka, Ayo Folahan Ayodele, Segerso Geci, Fatmir Prengaj, Manfredas Ruzgis dhe Renaldo Torraj kontribuuan në momente të ndryshme të sezonit, duke plotësuar repartin ofensiv të skuadrës.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL