Kukësi siguron play out-in, trajneri Kadiu: Besojmë te qëndrimi në Kategorinë e Parë, Alison një pikë shumë e fortë për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2026 | 17:23

Kukësi siguron play out-in, trajneri Kadiu: Besojmë te qëndrimi në Kategorinë e Parë, Alison një pikë shumë e fortë për ne

Kukësi e ka mbyllur në vendin e 10-të kampionatin e rregullt ndërsa për të qëndruar në Kategorinë e Parë, duhet të fitojë duelin me skuadrën fituese nga përballja Butrinti-Bylis B. Pas fitores 2-1 kundër Besës, foli edhe trajneri Bledi Kadiu.

kadiu

“Prioritet ka qenë fitorja, kampionati ka qenë i vështirë, të gjitha kanë qenë finale pë ne, shyqyr zotit kemi dalë që të paktën të sigurojmë play out, asgjë s’ka mbaruar, do ta mendojmë dhe do ta shohim kush do të përballet me ne, sepse po luhet ende Butrinti-Bylis B. Alison ka qenë një pikë e fortë për ne, ka shënuar gola dhe dhënë asiste, e kam lënë të lirë se kam besim tek ai, jo vetëm ai, por të gjithë lojtarët e mi gjejnë hapësira boshe, kemi punuar kështu në stërvitje, që të ndihmojmë skuadrën.  Që të funksionojë ekipi duhet të jetë çdo gjë në rregull, me ndihmën e presidentit kemi arritur objektibin, ka qenë një menaxhim i mirë i lojtarëve, stafit, ja kemi dalë në një farë mënyrë, më gëzon që luajmë pa frikë për ndeshjen e radhës.

I porosita lojtarët që të shënonim sa më shpejt, ekipi i kavajës nuk kishte ndonjë objektiv sot, kishim frikë, dhe na duhej goli i dytë i qetësisë, po të kishim mundësinë, do të ishte sa më mirë, do na jepte mundësi të shikonim lojtarë të tjerë. Ka lojtarë me ngarkesë, kanë luajtur nga 90 minuta çdo ndeshje, donim ta zgjidhnim sa më shpejt. Edhe sikur gjërat të shkojnë mbarë, duhet rifreskim në repartet, të ndryshojmë objektivin sezonin e ardhshëm, jo vetëm të qëndrojmë në Kategorinë e Parë”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL