Kualifikimi historik, ja me kë do të përballet Egnatia në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 23:13

Kualifikimi historik, ja me kë do të përballet Egnatia në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Egnatia arriti një kualifikim historik, përballët Dinamo Minsk me rezultatin e përgjithshëm 3 me 0, duke avancuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me sllovenët e Olimpja Ljubjanës, që në raundin e dytë eliminuan Inter Eskaldes nga Andorra me rezultatin 5 me 3. 

-900-0-1753995072xbandicam-2025-07-31-22-35-59-909-268

Vlen të theksohet fakti se te skuadra e Olimpja Ljubjanës aktivizohet ish-mesfushori i Tiranës, Jurgen Çelhaka, i cili u bashkua me skuadrën kampione sllovene si lojtar i lirë nga Legia e Varshavës. 

Në përballjen e turit të tretë, Olimpja Ljubjana, vjen si favorite në letër, ndërkohë që në krahun tjetër Egnatia, do të tentojë gjithçka për gjithçka për të vijuar më tej.  Dueli i parë do të luhet në datën 7 gusht në Ljubjanë, ndërsa i kthimit pas një jave në Rrogozhinë. 

PANORAMASPORT.AL