Kristal Palas e ka në listën e finales, kush është talenti i Shqipërisë U19 i përzgjedhur nga klubi që luan për trofeun e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2026 | 20:31

Kristal Palas e ka në listën e finales, kush është talenti i Shqipërisë U19 i përzgjedhur nga klubi që luan për trofeun e Ligës së Konferencës

Ivan Balliu është futbollisti i Kombëtares shqiptare i cili ndeshjen finale të Ligës së Konferencës e nisi nga pankina. Por përballë tij, mund të ishte një tjetër futbollist që vesh fanellën kuqezi.

mateo dashi

Në akademinë e Kristal Palas, prej vitesh aktivizohet mesfushori shqiptar Mateo Dashi. Djaloshi luan me ekipin U21  të klubit anglez dhe ka bërë paraqitje të mira me të në vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse Kristal Palas, e ka përfshirë edhe emrin e tij në Listën B, atë të lojtarëve të akademisë. gjatë turneut, por edhe për finalen e madhe të Ligës së Konferencës.

Dashi ka qenë rregullisht pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë. Ai e ka nisur në vitin 2021 me Shqipërinë U15, për të ngjitur më pas shkallët me radhë deri tek ekipi U19 i kuqezinjve, ku regjistron 8 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.

fgdgdfgdfdgfgfdgdf

PANORAMASPORT.AL