Kreu i FSHA, Izmir Smajlaj tregon vlerësim në garat e Kupës: Brezi i ri me forcë të madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2026 | 18:45

Kreu i FSHA, Izmir Smajlaj tregon vlerësim në garat e Kupës: Brezi i ri me forcë të madhe

Presidenti i FSHA-së, Izmir Smajlaj, u shpreh i kënaqur me performancën dhe dëshirën në garat e Kupës, sidomos te brezi i ri.

smajlaj

“Kupa e Shqipërisë është një aktivitet shumë i rëndësishëm në kalendarin tonë. Kemi një pjesëmarrje të lartë me mbi 200 atletë dhe mbi 10 ekipe pjesëmarrëse. Përgëzoj sidomos brezin e ri, sepse vjen me një forcë shumë të madhe dhe federata do ta ketë gjithnjë në prioritet.

Ky aktivitet është kualifikues edhe për lojërat europiane që do të mbahen në Monako më 30 maj. Aktivitete të rëndësishme na presin në vijim ku javën e ardhshme do të mbahen kampionati për të rinjtë dhe U-20, më pas kampionati kombëtar në qershor”, tha Smajlaj.

Screenshot 2026-05-09 184429

PANORAMASPORT.AL