Postuar: Qershor 4, 2025 | 19:46
Kontribuoi në 14 gola, Egnatia synon sulmuesin që spikati me sezonin e parë në Shqipëri
Saleh Nasr shkëlqeu në sezonin e parë, që luajti në Superiore. Sulmuesi kontribuoi neë 14 gola, ndërsa luajti me Teutën dhe Skënderbeun. 11 gola mbajtën firmën e tij, ndërsa 3 të tjerë ishin asistime.

Nasr raportohet të jetë një objektiv për Egnatian. Kampionët do të përforconin repartin e sulmit para ndeshjeve të Europës.
Vetë 25-vjeçari nuk pritet të qëndrojë te Skënderbeu, që do të luajë në Kategorinë e Parë. Eksperiencat e mëparshme të Nasr kanë qenë në Armeni dhe Egjipt.
Egjiptiani pati rritjen e madhe pikërisht në Shqipëri. Pas paraqitjeve të tij duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e drejtuesve të kampionëve në Superiore.
PANORAMASPORT.AL













