Komiteti Ekzekutiv merr vendimin, FSHF zbulon se pas Partizanit përfiton edhe Shkodra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 23:23

Komiteti Ekzekutiv merr vendimin, FSHF zbulon se pas Partizanit përfiton edhe Shkodra

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimin e Komitetit Ekzekutiv ku tregohet se do të ndërtohen dy fusha të reja me bar natyral në Shkodër, pikërisht në kompleksin “Zmijani”. Njësoj si për Partizanin, këto investime vijnë në kuadër të Europianit U-21 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Screenshot 2026-05-15 161100

Njoftimi i FSHF:

“Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u miratuan disa vendime që lidhen me investimet në infrastrukturën sportive në vendin tonë.

Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, që do të organizohet në Shqipëri, Komiteti Ekzekutiv miratoi projektin për ndërtimin e dy fushave të reja me bar natyral në kompleksin “Zmijani” në Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Fushat do të ndërtohen sipas standardeve të UEFA-s dhe do të shërbejnë si ambiente stërvitore për ekipet pjesëmarrëse në finalet e UEFA U-21 EURO 2027, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive në qytetin e Shkodrës”.

PANORAMASPORT.AL