Kishte objektiv vendin e parë, Kombëtarja U19 turpërohet në shtëpi dhe del e fundit në grup duke i dhënë lamtumirën Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2025 | 16:12

Kishte objektiv vendin e parë, Kombëtarja U19 turpërohet në shtëpi dhe del e fundit në grup duke i dhënë lamtumirën Europianit

Kombëtarja U19 i ka dhënë lamtumirën me turp pjesëmarrjes në kualifikueset e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, ku objektivi i caktuar nga FSHF ishte vendi i parë pasi miniturneu zhvillohej në vendin tonë.

sdfsdfdsfdsfdsfsdfdsfsdf

Pas humbjes 0-3 me Ukrainën dhe barazimit pa gola ndal Sllovakisë, kuqezinjtë luanin sot në “Niko Dovana” me Malin e Zi ndeshjen e fundit ku kishin shanse në rast fitoreje edhe të merrnin vendin e dytë në grup. Por një gol i Jovanoviç në pjesën e dytë jo vetëm ka shuar shanset e Shqipërisë për kualifikimin, por edhe i ka dhuruar Malit të Zi fitoren, duke zhytur kuqezinjtë në vendin e fundit në grupin kualifikues.

Një tjetër dështim, që vjen vetëm një ditë pas atij me U17 të Shqipërisë, që i dha lamtumirën turneut po në turin e parë të tij, edhe pse te dy kombëtaret janë të mbushura me lojtarë që luajnë në klube të huaja.

PANORAMASPORT.AL