“Këtu, hera e fundit që Elbasani doli kampion”, Musta pas suksesit ndaj Tiranës: Shpresojmë të jetë pikënisje për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 17:46

“Këtu, hera e fundit që Elbasani doli kampion”, Musta pas suksesit ndaj Tiranës: Shpresojmë të jetë pikënisje për titullin

Emiljano Musta ka theksuar se suksesi i sotëm i Elbasanit ndaj Tiranës, mund të ishte një pikënisje e mirë për skuadrën në luftën për titullin kampion.

bandicam 2026-03-08 17-35-56-431

“Është e vërtetë që ekipi është mbrojtur mjaft mirë, jo vetëm unë e Lulaj, por i gjithë reparti. Është filozofia e trajnerit, mbrojmë në bllok të minimizojmë shanset e kundërshtarit dhe deri tani ia kemi dalë. Unë e Lulaj apo Kasa jemi nga Elbasani dhe e ndjejmë pak më shumë. Para ndeshjes po u thosha djemve në dhomat e zhveshjeve që herën e fundit Elbasani ka dalë kampion me një fitore këtu dhe shpresojmë të jetë pikënisje për t’u shpallur përsëri kampion.

Në pjesën e parë Tirana me lojën me tre mbrapa, kishim më shumë liri për të organizuar dhe me tranzicionet pozitive ishim mjaft mirë. Në pjesën e dytë Tirana ndryshoi vendosje, duhej të kujdesesha pak më shumë për lojtarin që kisha në krah. Ndoshta edhe rezultati të bën të mbrosh. Mbase u tërhoqëm pak më herët, është gabim që nuk duhet ta përsëritim në ndeshjet e tjera.

Në 1 të tretat e fushës mundohemi të hapemi të tre mbrapa, njohim mjaft mirë kampionatin dhe i japim pak më shumë përparësi Lajthisë dhe Lilës në ofensivë. Unë po e ndjeja që kishte hapësira në krahun e djathtë  dhe mora iniciativa më shumë se sa kishim punuar gjatë javës. Kështu ishte edhe rasti i golit dhe Ze Gomesh ka aftësi e ia doli që të shënonte”, tha Musta për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL