Karton i kuq nga Jorgji në ndeshjen e play-out, Pogradecit nuk i del e keqja: Gjykimi ishte i padrejtë, ndikoi drejtpërdrejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2026 | 23:14

Karton i kuq nga Jorgji në ndeshjen e play-out, Pogradecit nuk i del e keqja: Gjykimi ishte i padrejtë, ndikoi drejtpërdrejt

Misioni i Pogradecit për t’u ngjitur në Superiore mori fund për të dytin sezon radhazi. Të shtunën, liqenorët u mposhtën 1-0 nga Teuta në finalen e “play out”-it, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, duke mbetur sërish pjesë e Kategorisë së Parë.

bandicam 2026-05-16 17-51-25-405

Në këtë takim ndikoi ndjeshëm edhe kartoni i kuq për Friman Pius, një episod që ka sjellë shumë polemika dhe diskutime pas ndeshjes, sidomos për mënyrën sesi u trajtua rasti nga trupa arbitrale dhe VAR-i. Pogradeci ka publikuar pamjet e momentit në faqen zyrtare të klubit, duke pretenduar se skuadra është dëmtuar nga vendimi i arbitrit.

Bëhet fjalë për ndërhyrjen e Pius ndaj Zhongos, e cila fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR, arbitri Enea Jorgji vendosi ta kthente në karton të kuq, duke lënë liqenorët me 10 lojtarë në minutën e 81-të, në momentin kur rezultati ishte ende 0-0. Ja reagimi i klubit të Pogradecit:

“Momenti kur arbitri Enea Jorgji ndëshkon me karton të kuq lojtarin e Pogradecit, Pius, si dhe me karton të verdhë trajnerin Emiljano Çela. Një vendim që ka sjellë shumë diskutime dhe pakënaqësi gjatë ndeshjes, pasi në këndvështrimin tonë gjykimi ishte i padrejtë dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit”.

PANORAMASPORT.AL