Kaos në futbollin shqiptar, klubi paralajmëron FSHF-në duke i treguar CAS! Më pas merr vendimin drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2026 | 23:51

Kaos në futbollin shqiptar, klubi paralajmëron FSHF-në duke i treguar CAS! Më pas merr vendimin drastik

Komiteti Ekzekutiv në FSHF vendosi për luajtjen e një finale shtesë, për të përcaktuar se cila skuadër do zëvendësojë Bylisin B në Kategorinë e Parë. Do të jetë Kukësi-Butrinti finalja e re për të cilën do përcaktohet axhenda.

fshf

Kukësi e ka mirëpritur këtë vendim, ndërsa Butrinti paralajmëron që do e dërgojë deri në CAS nëse është e nevojshme. Klubi i Sarandës, që e luajti më 3 maj ndeshjen e fundit, pretendon se është dëmtuar me këtë vendim.

Çfarë bie në sy është se pas publikimit të postimit, Butrinti mori vendimin drastik për ta fshirë.

Postimi i Butrintit:

Klubi i Futbollit KF Butrinti shpreh kundërshtimin e plotë ndaj vendimit të Komitetit Ekzekutiv të Federata Shqiptare e Futbollit për zhvillimin e një ndeshjeje play-off mes KF Kukësi dhe KF Butrinti për përcaktimin e skuadrës që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin 2026/27.

Ky vendim vjen në një moment kur kampionati ka përfunduar prej kohësh dhe ka sjellë pasoja serioze sportive, organizative dhe financiare për klubin tonë. Shumë lojtarë janë larguar, ekipi ka dalë jashtë ritmit garues dhe janë shtuar ndjeshëm shpenzimet e paplanifikuara për organizimin e një ndeshjeje të tillë.

KF Butrinti vlerëson se ky vendim është i padrejtë dhe në kundërshtim me parimet e barazisë sportive dhe sigurisë juridike të garës. Për këtë arsye, klubi do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe sportive për mbrojtjen e të drejtave të tij, duke nisur me apelimin e vendimit pranë organeve kompetente të FSHF-së dhe më pas, nëse do të jetë e nevojshme, çështja do të dërgohet edhe në Court of Arbitration for Sport.

Klubi ynë mbetet i vendosur në mbrojtje të dinjitetit, mundit dhe sakrificës së bërë gjatë gjithë sezonit sportiv. KF Butrinti

Screenshot 2026-05-12 140346

PANORAMASPORT.AL