Josa-Bylis, në diskutime për të ardhmen/ Ja situata te ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2026 | 20:34

Josa-Bylis, në diskutime për të ardhmen/ Ja situata te ballshiotët

Mirel Josa është aktualisht në qendër të vëmendjes te Bylisi, teksa kanë nisur bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit dhe rinovimin e kontratës së tij. Trajneri me eksperiencë në futbollin shqiptar ka konfirmuar vetë se situata është ende e hapur dhe nuk ka një vendim përfundimtar. “Kam bërë një bisedë dje(të enjten).

josa

Kontrata më mbaron nesër(sot). Do të shikojmë më vonë si do të shkojnë gjërat,” u shpreh Josa, duke lënë të kuptohet se të gjitha opsionet janë ende në tryezë. Në Ballsh, drejtuesit e klubit po analizojnë me kujdes ecurinë e skuadrës nën drejtimin e tij, duke vlerësuar stabilitetin që Josa ka sjellë në aspektin taktik dhe organizativ.

Performanca e ekipit në ndeshjet e fundit dhe objektivat sezonalë pritet të jenë faktorët kryesorë në vendimin për të ardhmen. Nga ana tjetër, edhe vetë trajneri duket se po merr kohën e nevojshme për të vlerësuar projektin sportiv të klubit, kushtet e punës dhe ambiciet për sezonin e ardhshëm.

Në ditët në vijim pritet një tjetër takim mes palëve, ku mund të vendoset nëse bashkëpunimi do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm apo nëse Josa do të marrë një drejtim të ri në karrierën e tij. Situata mbetet e hapur, ndërsa vendimi final pritet të vijë shumë shpejt.

PANORAMASPORT.AL