Ish-gjyqtari shqiptar u nda nga jeta, presidenti Duka shpreh ngushëllimet e tij: Kujtimi do mbetet i paharruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2025 | 11:38

Ish-gjyqtari shqiptar u nda nga jeta, presidenti Duka shpreh ngushëllimet e tij: Kujtimi do mbetet i paharruar

Futbolli shqiptar është sot në zi, pas ndarjes nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të njohura në sportin shqiptar. Ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer.

Screenshot 2025-08-31 113333

Pas lajmit hidhur reagoi edhe presidenti i FSHF-së. Armand Duka shprehur ngushëllimet e tij.

Postimi i presidentit të FSHF-së:

“Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të spikatura të arbitrimit shqiptar.

Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Konçi, të afërmve dhe komunitetit të arbitrimit shqiptar. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar”, shkruan Duka.

PANORAMASPORT.AL