I shtati në Nikosia, Markos Mema shkëlqen Kupën Europiane të Hedhjeve
Përfaqësuesja shqiptare e atletikës përmbylli pjesëmarrjen në Kupën Europiane të Hedhjeve, aktivitet i zhvilluar në Nikosia të Qipros. Paraqitja e sportistëve shqiptarë në këtë eveniment ishte shumë e mirë, me atletikën që rigjen rezultate të rëndësishme në disiplinat e hedhjeve, të cilat prej shumë vitesh po kalojnë momente të vështirë në vendin tonë, me një numër gjithnjë e më të tkurrur sportistësh.

Në garën e hedhjes së çekiçit, Markos Mema realizoi një rezultat fantastik prej 75.88 metrash në paraqitjen e tij të parë me fanellën kuqezi në një kompeticion të këtij niveli. Me këtë rezultat, më i miri personal për të, Mema u rendit në vendin e 7-të në Kupën e Europës, duke shënuar një debutim shumë premtues në arenën ndërkombëtare.
Në garat e femrave, Yipsi Moreno zhvilloi gjithashtu një paraqitje të mirë me rezultatin 63.00 m, duke u renditur e 11-ta. “Jemi të lumtur të shohim se disiplinat e hedhjeve të çekiçit po rikthehen në arenën ndërkombëtare, ndërsa atletët tanë vazhdojnë të arrijnë rezultate të rëndësishme dhe të dallueshme, duke përfaqësuar shumë mirë Shqipërinë në kompeticionet europiane”, është komenti i Federatës Shqiptare të Atletikës për paraqitjen e bërë në Nikosia.
PANORAMASPORT.AL













