I shënoi dy gola Tiranës, Karrica: Shpresoj që të jetë trampolinë për ekip më të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2025 | 19:49

I shënoi dy gola Tiranës, Karrica: Shpresoj që të jetë trampolinë për ekip më të madh

Bernard Karrica ka theksuar se fitorja me dy gola të tij ndaj Tiranës ishte një hap i parë i mirë në Superiore për të, me shpresën që ta shfrytëzojë si trampolinë për kalimin te një ekip i madh nga radhët e Vorës.

bandicam 2025-08-31 19-46-19-778

“Është ndjesi e madhe që ndeshjen e dytë shënoj dy gola dhe të japin fitoren për ekipi. Shpresoj të vazhdojmë kështu përpara.

Më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur, grup i mirë, çunat janë perfekt. Si grup jemi mirë mes nesh dhe e treguam edhe në fushë sot.

Kisha ftesën për të ardhur këtu dhe mendova pse të mos e provoj një herë Superioren. Shpresoj të jetë si trampolinë që të ik përsëri në një ekip më të madh apo jashtë.

Goli i dytë? Është pak individuale që të shmangim mbrojtësit që futen në të gjitha rastet në shtyllën e parë dhe mendova të ndjek hapësirën për topin e dytë dhe erdhi topi e shënova. Ashtu bëhen më shumë golat.

Është mirë po të ndihmosh edhe para, edhe mbrapa. E ke si karakter që nëse ikën para, të ndihmosh ekipin edhe mbrapa”, tha Karrica për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL