Humbja ndaj Dinamos, trajneri Mezani shfaq rezerva me skuadrën e Bylisit: Falëm dy gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2025 | 19:42

Humbja ndaj Dinamos, trajneri Mezani shfaq rezerva me skuadrën e Bylisit: Falëm dy gola

Bylisi u mposht me rezultatin 3 me 1 nga Dinamo në Elbasan.

bandicam 2025-03-10 19-39-05-910

Pas ndeshjes trajneri i Bylisit, Gentian Mezani, deklaroi:

“Më vjen keq se falëm dy gola, i kemi bërë vetë golat. Padiskutim që dhe Dinamo po presonte lart në çdo top që kishim. Erdhi goli i parë nga një aksion në ndërtim e sipër, në ato momente skuadra është e hapur.

Na gjeti në moment të tillë, pastaj me kualitetin që ka kundërshtari të godet. Goli i dytë prap nga pakujdesi në mbrojtje e jona. Në ato 20 minuta nuk ishim në lojë. Pas pësimit të golave, ne fillojmë të jetë më kërkuese, të luftojë dhe të fillojë të dalë për të goditur kundërshtarin.

Duhet ta analizojmë me kujdes sepse e pamundur që ndeshjet tona të fillojnë në disfavor. Përveç ndeshjes me Teutën. Nuk jemi skuadër që kemi kapacitetin që çdo ndeshje ta kthejmë. Kemi lojtarë që janë kolauduar, por duhet të jemi më të kujdesshëm në fazën defensive dhe pastaj të kërkojmë për të shënuar. Tani çdo pikë na bën jashtëzakonisht mirë.

Pas minutës së 25-të, kemi qenë të barabartë. Psikologjikisht dy gola të vrasin, ana psikologjike duhet të jetë që në fillim. Duhet të futen me forcën që shfaqen pas pësimit të golave.

Mendoj kanë qenë akoma jo 100% në gjendje për të zhvilluar ndeshjen psikologjikisht, e papranueshme. Do mundohemi t’ja u bëjmë të vështirë kundërshtarëve, të na shënojnë, jo të shënojmë në portën tonë. Mendoj do shikonim ndeshje tjetër. Tashmë u pa kjo ndeshje, ne jo të kujdesshëm në ato 25 minuta, pastaj jemi kërkues për të shënuar por jo aq sa për të kthyer rezultatin.

Si Kamara dhe Peralta janë lojtarë që kapin fundoren shpejt, krosojnë mirë, duke marrë parasysh se kishim përpara Ibrahimin, që nuk po e shfrytëzonim, kërkova të ndryshonim. Ajo ishte një arsye pse ndryshova”, u shpreh Mezani për RTSH.

PANORAMASPORT.AL