Gruda iu bashkua Egnatias në stërvitje, drejtori Sinani: Është nën kontratë me Vllazninë, do të jetë i pranishëm të shtunën
Sulmuesi shkodran, Ildi Gruda, iu bashkua ditën e sotme Egnatias në stërvitje pas “divorcit” me Vllazninë. Ndërkohë në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat, drejtori sportiv, Vioresin Sinani, u shpreh së te Vllaznia e konsiderojnë sulmuesin pjesë të tyre, teksa e presin në stërvitje ditën e shtunë.

Një situatë disi kaotike, pasi duket se 25-vjeçari ka zgjedhur të bashkohet me kampionët.
“Ne e konsiderojmë Grudën një pjese të rëndësishme të Vllaznisë dhe trajneri Martini e vlerëson maksimalisht si futbollist. Ai është nën kontratë me Vllazninë dhe besoj se të shtunën kur ekipi të rikthehet në fushën e stërvitjes, ai do të jetë i pranishëm”- është shprehur ndër të tjera drejtori Sinani.
PANORAMASPORT.AL













