Goditja e dyfishtë për Vllazninë, tani humb vendin nëse e mbyll si… Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 23:11

Goditja e dyfishtë për Vllazninë, tani humb vendin nëse e mbyll si… Dinamo

Vllaznia është mundur nga Dinamo me shifrat 0-2 në ndeshjen e parë në Final Four dhe u ka dhënë kështu një goditje të fortë mundësive që kishte për të fituar titullin kampion.

bandicam 2026-05-16 23-11-03-522

Kuqeblutë nuk ia dolën të krijonin një avantazh prej tre pikësh ndaj Elbasanit dhe tani rrezikojnë seriozisht që verdheblutë t’u shkëputen, apo edhe Egnatia të futet në garë direkte me ta për vendin e parë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, humbja me dy gola diferencë ndaj Dinamos, ka bërë që Vllaznia të humbte bonusin që kishte të ndeshjeve direkte ndaj skuadrës së Ilir Dajës, në eventualitetin që palët e mbyllnin me pikë të barabarta Final Four.

Para kësaj ndeshje, Vllaznia kryesonte falë 2 fitoreve në sezonin e rregullt, me një ndeshje që ishte ndarë në barazim dhe një tjetër në favor të Dinamos. Fitorja e bluve, bën që bilanci sezonal të jetë i barabartë dhe për të llogaritur kush renditet më lart, merret për bazë golavarazhi direkt. Fakti që Dinamo fitoi me dy gola diferencë, i jep asaj avantazhin ndaj Vllaznisë, pasi bilanci para ndeshjes ishte 4-3 në favor të kuqebluve e tashmë është 5-4 në favor të dinamovitëve.

Kësisoj, nëse skuadrat e mbyllin me pikë të barabarta Final Four, do të jetë Dinamo ajo që do të renditet para Vllaznisë në klasifikimin përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL