Postuar: Korrik 23, 2025 | 19:49
FOTO/ Të gjithë të veshur ushtarakë, Tirana bën grup jashtë fushave të lojës
Skuadra e Tiranës ka nisur që në javën e kaluar përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Vangjel Mile dhe me shumë emra të rinj në përbërjen e bardhebluve.

Emra të rinj që duhet ende të njohën me njëri-tjetrin dhe kanë gjetur mënyrën se si të bëjnë grup edhe jashtë fushës së lojës.
Në fotot e publikuar nga futbollistë bardheblu në rrjetet sociale, shihet se ata kanë kaluar një ditë ndryshe duke u argëtuar me “paint ball”. Të gjithë lojtarët kishin pozuar me veshjet ushtarake përkatëse, por pa harruar të mbanin të shpalosur para tyre flamurin e klubit bardheblu.

PANORAMASPORT.AL













