FOTO/ Lista botërore e superkompjuterit të OPTA fillon me Egnatian dhe mbaron me Murlanin, zbuloni renditjen e 49 klubeve shqiptare në fillimin e vitit 2026

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2026 | 22:18

FOTO/ Lista botërore e superkompjuterit të OPTA fillon me Egnatian dhe mbaron me Murlanin, zbuloni renditjen e 49 klubeve shqiptare në fillimin e vitit 2026

Ekspertët e statistikave të OPTA kanë përpiluar si zakonisht renditjet e tyre të klubeve më të mira në botë, duke marrë për bazë rezultatet e tyre vazhdimisht në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Një klasifikim i cili përmban klube nga 183 shtete të ndryshme dhe në total 562 kategori.

superkompjuter

Të dhënat e lojtarëve dhe klubeve në përgjithësi krahasohen nga sistemi kompjuterik me njëra tjetrën për të ndërtuar këtë renditje unike që merr për bazë statistikat e ekipeve dhe jo thjesht vetëm rezultatet e tyre.

Duke marrë për bazë këtë renditje, në listën e OPTA më 1 janar figurojnë 49 klube shqiptare, me Egnatian që renditet në vendin e parë të tyre, në pozicionin e 696-të në botë. Ndjekëse e skuadrës rrogozhinase është Dinamo, në vendin e 856-të, për të vazhduar me Elbasanin që është ekipi i tretë që mbetet mes 1000 skuadrave më të mira në botë.

bandicam 2026-01-01 11-35-08-136

Sa i përket Kategorisë së Parë, skuadra më e mirë është ajo e Skënderbeut, në vendin e 3417 në botë, duke vazhduar më pas me Laçin e Besën.

bandicam 2026-01-01 11-35-37-235

Lista vazhdon me skuadra të Kategorisë së Dytë, duke nisur me Sopotin e përfunduar deri te Murlani i cili mban vendin e 13041 në renditjen e botërore.

bandicam 2026-01-01 11-36-04-725

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL