FOTO/ I larguar nga kryeqytetasit, sulmuesi që ka bërë “xhiro” në Superiore nxjerr në shitje makinën… me xham të thyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2026 | 19:12

FOTO/ I larguar nga kryeqytetasit, sulmuesi që ka bërë “xhiro” në Superiore nxjerr në shitje makinën… me xham të thyer

Alfred Mensah është një nga emrat e njohur të viteve të fundit në Kategorinë Superiore, pasi ka bërë xhiron e disa klubeve në futbollin tonë, që kur zbarkoi për herë të parë në vitin 2020 për t’u bërë pjesë e Skënderbeut.

sdfdsdsfdsfsdfdsfsdfdsfsdf

Ganezi luajti më pas me Partizanin, Vllazninë e së fundmi Tiranën, pa harruar edhe një eksperiencë të ndërmjetme me Ballkanin në Kosovë. Eksperienca e tij e fundit me Tiranën ishte padyshim më zhgënjyesja për lojtarin i cili nuk ishte kurrë në lartësinë e pritshmërisë për të dhe pak nga pak u zhduk pa lënë gjurmë.

MENSAH

Futbollisti ka rreth një muaj që ka shkëputur marrëdhëniet me Tiranën dhe është në kërkim të një sistemimi të ri, që duket se është larg vendit tonë. Kjo, pasi sulmuesi ka nxjerrë në shtije edhe makinën që mbante në Shqipëri, duke postuar foton në rrjetet sociale.

Siç shihet nga foto, është një makinë e modelit “Lancia”, e cila çuditërisht ofrohet me xhamin e pasmë të thyer.

sdfdsdsfdsfsdfdsfsdfdsfsdf

PANORAMASPORT.AL