FOTO/ Formacioni i sezonit në Superiore, njihuni me ekipin më të mirë të edicionit sipas statistikave
Plot 36 javë u mbyllën në prill për Superioren. “Panorama Sport” iu sjell formacionin e sezonit nga “Sofascore”, i cili është formuar sipas statistikave të prodhuara në fushën e lojës.

Në portë ndodhet Dajsinani. Portieri i Egnatias, që luajti me Laçin në pjesën e parë të sezonit, pësoi 30 gola në 35 ndeshjet e luajtura. “Sofascore” ka pozicionuar në krahët e mbrojtjes Ndrecën nga Egnatia dhe Arsid Krujën e Teutës.
Ky i fundit është edhe lojtari më i vlerësuar i formacionit. Preka në qendrën e mbrojtjes është i vetmi lojtar që përfaqëson Partizanin. Aleksi në krah të tij është një tjetër lojtar i rrogozhinasve, që spikasin.
Mesfusha përbëhet nga Kordeiro, Lushkja, Ujka dhe Zabërgja. Të katërt janë treguar liderë te skuadrat respektive. Në sulm nuk mund të mungonte Bekim Balaj, kryegolashënuesi i Superiores.
Krah tij është Nasr, një emër surprizë për sulmin e këtij edicioni. 25-vjeçari që luajti me Teutën dhe Skënderbeun duke shënuar 11 gola.

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL













