Fitorja rruga e vetme ndaj Elbasanit, por Gega ka një listë me dëmtime te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2025 | 15:54

Fitorja rruga e vetme ndaj Elbasanit, por Gega ka një listë me dëmtime te Partizani

Partizani luan të dielën ndeshjen më të rëndësishme. Ky sezon i pa ta nisnin si pretendentë dhe tani të humbin objektivat njëri pas tjetrit. Së fundmi, Partizani kapitulloi edhe në Kupë, duke u përmbysur nga Egnatia dhe duke ndërprerë në gjysmëfinale aventurën në këtë kompeticion, që të dërgon menjëherë në kompeticionet europiane.

Partizaniiii

Sakaq, para disa ditësh, të kuqtë u mposhtën nga Bylisi dhe humbën vendin e katërt pas shumë javësh, duke dalë për herë të parë në këtë sezon jashtë zonës “Final 4”. Të dielën skuadra e Skënder Gegës luan shansin e fundit të sezonit për të shkuar në Europë, por, pse jo, edhe për të synuar titullin në ato dy ndeshje të fundit. Është një duel përcaktues përballë Elbasanit në orën 15:30 në “Arenën e Demave” në javën e fundit të sezonit. Elbasani ka po aq pikë sa Partizani (50), por ka avantazhin në ndeshje direkte dhe kundër të kuqve do t’i mjaftonte një barazim për t’u renditur në vendin e katërt dhe shkuar në “Final 4”.

DËMTIMET – Por kjo nuk është e vetmja vështirësi për ekipin e kuq, pasi kundër Egnatias, “faturës” së humbjes iu shtuan edhe dëmtimet e Janjevës dhe Mehmetit, të cilët lanë fushën e lojës të detyruar. Situata e tyre do të jetë më e qartë ditën e sotme pas testeve, por shanset që të luajnë kundër Elbasanit janë minimale.

Lista e dëmtimeve vazhdon me Buxhelajn, që mungoi në këtë ndeshje dhe rrezikon shumë edhe këtë të radhës, si dhe Zekën, që e ka mbyllur tashmë sezonin. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm, me trajnerin Gega, i cili me siguri do të duhet të “shpikë” sërish për hedhur në fushë një skuadër konkurruese kundër Elbasanit. Verdheblutë janë një nga skuadrat më në formë të javëve të fundit dhe “kërcënojnë” jo pak të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL