Finalja e pazakontë me Kukësin, reagon Butrinti duke treguar faktet: Ja pse nuk po garohet me të njëjtat kushte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2026 | 10:24

Finalja e pazakontë me Kukësin, reagon Butrinti duke treguar faktet: Ja pse nuk po garohet me të njëjtat kushte

Butrinti mësoi dje vendimin e Disiplinës dhe Etikës, që vendosi të mos pezullojë dënimin për Frank Ekango dhe Nelson Pius. Kështu në finalen e pazakontë të 28 majit ndaj Kukësit do të mungojnë dy lojtarë.

Screenshot 2026-05-27 102152

Në reagimin e djeshëm Butrinti tregoi se Kukësi ka të drejtë të aktivizojë shtatë lojtarë të huaj. Në anën tjetër Butrinti si skuadër e Kategorisë së Dytë vetëm pesë. Sipas tyre në “Arena Egnatia” nuk do garohet me të njëjtat kushte.

REAGIMI I BUTRINTIT:

“Sot erdhi konfirmimi zyrtar se Frank Ekango dhe Nelson Pius nuk do të falen për ndeshjen finale të 28 majit.

Por ajo që ngre më shumë diskutime është fakti se në këtë finale nuk po garohet me të njëjtat kushte.

Kukësi, një skuadër që vjen nga Kategoria e Parë, ka të drejtë të aktivizojë deri në 7 lojtarë të huaj në formacion, ndërsa Butrinti, si skuadër e Kategorisë së Dytë, lejohet të aktivizojë vetëm 5.

Sikur të mos mjaftonte kjo diferencë, Butrintit i mungojnë edhe dy lojtarë të rëndësishëm pas refuzimit të kërkesës për faljen e dënimit.

Në një finale ku duhet të flasë fusha, rregullat duhet të jenë të barabarta për të gjithë”.

Screenshot 2026-05-27 101045

PANORAMASPORT.AL