“Final Four”/ Shifrat flasin për Vllazninë, Dinamo në krizë rezultatesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 22:33

“Final Four”/ Shifrat flasin për Vllazninë, Dinamo në krizë rezultatesh

Sfi da mes Vllaznisë dhe Dinamos, e programuar për më 16 maj në orën 19:00 në “Air Albania”, pritet të jetë një nga duelet më të forta të këtij sezoni në fazën “Final 4” të Kategoria Superiore. Sipas statistikave dhe formës së fundit, kuqeblutë duken më të favorizuar për të marrë rezultatin pozitiv.

dinamo-vllaznia

Vllaznia nuk ka pësuar humbje në 6 nga 7 përballjet e fundit ndaj Dinamos në kampionat, duke treguar superioritet në duelet direkte mes dy skuadrave. Edhe mbrojtja e shkodranëve ka funksionuar në mënyrë perfekte në takimet e fundit ndaj bluve, pasi Vllaznia ka mbajtur portën e paprekur në tre ndeshjet e fundit kundër Dinamos në Superiore.

Një tjetër statistikë domethënëse lidhet me formën si skuadër pritëse, ku kuqeblutë kanë mbetur të pamposhtur në 20 nga 23 ndeshjet e fundit në shtëpi. Bilanci historik i përballjeve të fundit fl et sërish në favor të Vllaznisë, që nuk ka humbur në 18 nga 21 sfi dat e fundit ndaj Dinamos në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë, blutë vijnë në këtë përballje në një moment jo shumë pozitiv, pasi kanë fi tuar vetëm 3 nga 18 ndeshjet e fundit në kampionat.

Një tjetër element që forcon besimin te skuadra shkodrane është edhe qëndrueshmëria gjatë pjesës së parë. Vllaznia nuk është mundur në 18 ndeshjet e fundit në shtëpi në përfundim të 45 minutave të para, statistikë që tregon nisjet e forta të ekipit në takimet e kampionatit. Bazuar në këto të dhëna, parashikimet favorizojnë suksesin e Vllaznisë, me fi toren e kuqebluve që kuotohet me koeficientin 3.30.

PANORAMASPORT.AL