Postuar: Maj 17, 2026 | 8:22
Final Four mbyll sot javën e parë, Elbasani dhe Egnatia gati të përfitojnë nga humbja e Vllaznisë
Elbasani dhe Egnatia do të masin forcat sot prej orës 19:00. Ky takim është i vlefshëm për javën e parë të Final Four, ndërsa do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Egnatias i bën punë vetëm fitorja, duke qenë 3 pikë larg Elbasanit. Verdheblutë ndërkohë mund të përfitojnë nga humbja e Vllaznisë ndaj Dinamos.
Të dyja ekipet kanë mjaft rivalitet bashkë. Kujtojmë se në përballjen e fundit ishte Egnatia që eliminoi Elbasanin nga Kupa përmes penalltive.
Ky takim mund të vendosë shumë për fatin e titullit kampion. Kjo pasi humbja e djeshme e kuqebluve ishte befasi.
PANORAMASPORT.AL













