Faza përgatitore në Greqi, Tirana konfirmon katër miqësore në nëntë ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 14:56

Faza përgatitore në Greqi, Tirana konfirmon katër miqësore në nëntë ditë

Tirana ka konfirmuar katër takime miqësore, që do të luajë nga sot deri më 8 gusht. Gjithçka do të nisë sot në orën 18:30 përballë Panserraikos.

Screenshot 2025-07-31 145202

Sfidat e radhës do të jenë me Elbasanin, Eordaikos dhe Kalamatën. Konkretisht më 3, 5 dhe 8 gusht.

Kujtojmë se Tirana ndodhet në Greqi prej kësaj jave për fazën përgatitore. \

Njoftimi i Tiranës:

“Faza përgatitore në Greqi. Ditën e sotme, ekipi zhvillon ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore. Skuadra do të vijojë të qëndrojë e grumbulluar, duke punuar intensivisht nën drejtimin e stafit teknik.

Gjatë qëndrimit në Greqi, KF Tirana ju njeh me kalendarin e ndeshjeve miqësore të planifikuara:

31.07.2025 – Panserraikos vs KF Tirana
03.08.2025 – Elbasani vs KF Tirana
05.08.2025 – Eordaikos vs KF Tirana
08.08.2025 – Kalamata vs KF Tirana

526288937_18519867235054962_3225495343574279418_n

PANORAMASPORT.AL