Europiani i atletikës në salla të mbyllura, Burraj e mbyll në vend të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2025 | 11:17

Europiani i atletikës në salla të mbyllura, Burraj e mbyll në vend të fundit

Franko Burraj ka përfunduar konkurrimin e tij në Kampionatin Europian të atletikës në salla të mbyllura që po mbahet në Apeldoorn të Holandës.

franko burraj

Shkodrani, i cili ishte edhe përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në këtë kompeticion, mori pjesë në bateritë kualifikuese të disiplinës së 400 metrave, por pa mundur që të linte gjurmë.

Burraj u rendin në vendin e fundit mes 28 atletëve në kualifikuese, duke regjistruar kohën më të dobët, 49.70, me diferencë rreth 2 sekonda nga vendi i parafundit.

Ai madje ishte shumë larg edhe rezultatit të tij më të mirë sezonal, 47.27, që kishte fiksuar më 15 shkurt në Beograd, ndërsa rekordi (kombëtar) i Burrajt në 400 metra “indoor” është 46.83, rezultat i regjistruar në vitin 2020 në Turqi.

PANORAMASPORT.AL