Elbasani kërkoi 3 pikët në tavolinë për braktisjen e fushës, por Tirana gjen shpëtimin te Disiplina në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 21:20

Elbasani kërkoi 3 pikët në tavolinë për braktisjen e fushës, por Tirana gjen shpëtimin te Disiplina në FSHF

Sfida mes Elbasanit dhe Tiranës u kthye në kryefjalë në fundin e muajit dhjetor, pasi bardheblutë braktisën fushën e lojës për disa minuta. Së fundmi FSHF ka zbuluar se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka aplikuar një gjobë në masën 5 milionë lekë të reja.

tirana

Elbasani ndërkohë ishte ankuar, duke pretenduar se duhet të fitojë 3 pikë në tavolinë. Fakt mbetet që Tirana përfitoi duke shpëtuar nga një dënim më i rëndë, për herë të dytë. Një rast i ngjashëm isht

Më tepër se dy javë kanë kaluar nga ajo ndeshje. Tashmë sfida e radhës për të dyja skuadrat do të jetë nesër në Kupë. Tirana përballet me Skënderbeun, ndërsa Elbasani do masë forcat me Flamurtarin.

VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS

“KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë”.

KËRKESA E ELBASANIT

“Kërkesë për shqyrtim disiplinor ndaj ekipit KF Tirana dhe shpallje “humbje në tavolinë me rezultatin 3 me 0” për braktisje/refuzim vazhdimi të ndeshjes. Nenet 16 dhe 60 e në vijim të Kodit te Disiplinës dhe Etikës. Nenet 37 pika 1 e ne vijim i Rregullores se veprimtarisë futbollistike – Abissnet Superiore 2025-2026 Analiza juridike (shkelja, kualifikimi dhe pasojat)

3.1. Vendimet e arbitrit dhe kompetenca e organeve disiplinore

3.1.1. Vendimet e arbitrit në fushë janë përfundimtare. Kodi i Disiplinës dhe Etikës, Neni 9 “Vendimet e arbitrit” përcakton se vendimet e arbitrit në fushë janë përfundimtare dhe nuk rishikohen nga organet gjyqësore të FSHF.

3.1.2. Pra, objekti i kësaj kërkese është sjellja e KF Tiranës (refuzimi për vazhdimin e ndeshjes/braktisja e fushës) dhe jo vendimmarrja teknike e arbitrit. 3.2. Refuzimi për të vazhduar ndeshjen dhe mungesa e shkakut të ligjshëm.

NENI 37 – REFUZIMI PËR TË LUAJTUR DHE SITUATA TË NGJASHME

37.1. Nëse një klub refuzon të luajë, nuk paraqitet në stadium ose është përgjegjës për mos zhvillimin e një ndeshje plotësisht apo pjesërisht, në Kampionatin Kombëtar të Abissnet Superiore, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, përveç masave të tjera disiplinore, do të shpallë ndeshjen të humbur në tavolinë. Nëse refuzimi apo mos paraqitja ndodh në më shume se 1 (një) ndeshje gjatë një sezoni, klubi përgjegjës do të përjashtohet nga gara dhe do të zbritet të paktën një kategori më poshtë duke iu zbritur jo më pak se 6 (gjashtë) pikë në sezonin pasardhës.

PANORAMASPORT.AL