Elbasani hedh sytë nga Partizani, 6 mungesa për duelin delikat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 10:53

Elbasani hedh sytë nga Partizani, 6 mungesa për duelin delikat

Elbasani nuk po kalon një formë të mirë me dëmtimet, ku dihet që një pjesë e tyre kanë mbyllur sezonin si: Lleshi, Hasani apo edhe Abalora. Në këtë linjë është edhe Emiljano Musta, ndonëse rriten shanset për rikuperim për në ndeshjet e ardhshme, sepse dëmtimin e ka në dorë.

elbasani

Sakaq, ndaj Egnatias la fushën e lojës i dëmtuar edhe mesfushori Arsen Kasa dhe mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë të jetë i gatshëm. Për fat të mirë rikthehet mesfushori Ibrahim Abas nga kartonët që mund ta zëvendësojë, ndërsa do të mungojnë Xhonatan Lajthia për shkak të kartonëve.

Pritet që Gvozdenoviç të mos bëjë ndryshime nga ndeshja me Egnatian sot ndaj Bylisit, përveç atyre që mund të jetë i detyruar.

asdasdsadsa

PANORAMASPORT.AL