Elbasani e nisi si duhet, Lulaj në përfundim të përballjes me Flamurtarin: Kemi krijuar disa raste, golat do vijnë
Elbasani fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit. Ndeshja u vendos nga autogoli i Hoze Rodrigez.

Pas ndeshjes foli Bruno Lulaj:
“Sigurisht që fillimi i mbarë gjysma e punës. Donim shumë ta fillonim me 3 pikë sepse luanim në shtëpinë tonë. Kemi dy muaj përgatitje dhe e treguam. Gjëja pozitive te ekipi ynë që u ruajt boshti, kanë ardhur të rinj dhe me eksperiencë, boshti do i ndihmojë të integrohen. Dhe besoj se do na ndihmojnë.
Si në fazën difensive dhe ofensive kemi punuar si të ndërtojmë nga poshtë. Në kontingjent mendoj jemi të kompletuar, përveç meje dhe Olberkis është edhe Azemoviç. Dhe Musta mund të luajë në qendër, kështu jemi të kompletuar në prapavijë.
Shpresoj që të arrijmë këtë vit qëllimin. Përsa i përket performancave individuale, pjesën e fundit të sezonit fitonim. Përveç të fundit me Partizanit. Gjëja kryesore që të ecë ekipi përpara.
Kemi krijuar raste, kemi pasur disa. Kjo është e rëndësishme, golat besoj do vijnë. Fillimi është i vështirë, faza përgatitore ka pasur ngarkesë me nga dy seanca në ditë”, u shpreh Lulaj për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













