EKSKLUZIVE/ “Tirana e ardhshme do të luftojë për trofe”, Omer Bunjaku: Me presidentin Halili dhe drejtuesit thamë… (E PLOTË)
Pas një sezoni të mbushur me tension, zhgënjime, por edhe një reagim të fortë në pjesën e dytë të kampionatit, Tirana arriti ta mbyllë edicionin larg zonës së rrezikut dhe me një fytyrë krejt tjetër nga ajo e muajve të parë. Ndryshimet e mëdha të bëra në merkaton e janarit, afrimi i lojtarëve me eksperiencë dhe mentalitet fi tues, si edhe puna e stafi t teknik, sollën një kthesë të rëndësishme te bardheblutë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, drejtori sportiv i Tiranës, Omer Bunjaku, analizon sezonin e kaluar, flet për momentet më të vështira të skuadrës, merkaton, objektivat e sezonit të ardhshëm dhe zbulon repartet ku Tirana do të ndërhyjë gjatë verës.

U mbyll sezoni, një edicion që pati shumë ulje dhe ngritje. Të paktën Tirana e mbylli në vendin e gjashtë, diçka që ndoshta prej shumë vitesh nuk ishte parë te ky klub. Çfarë mendoni se shkoi keq gjatë sezonit dhe si e vlerësoni gjithë këtë rrugëtim?
Duke parë ambiciet që kishim në fi llim të sezonit, sigurisht që nuk mund ta quajmë një sezon të suksesshëm. Tirana është një klub që gjithmonë futet në kampionat për të luftuar për titullin dhe objektivat më të mëdha. Megjithatë, nëse e analizojmë situatën në të cilën ndodheshim në një moment të sezonit, atëherë mënyra si reagoi skuadra në pjesën e dytë të kampionatit të jep një ndjesi pozitive. Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe shumë delikate. Ishim në një situatë ku kishim shumë pak pikë dhe ndodheshim në një pozicion që nuk i shkon aspak Tiranës.
Të rikuperosh në tetë ndeshje një diferencë kaq të madhe ishte diçka shumë e vështirë dhe pothuajse e paparë. Në atë moment kishte shumë presion, shumë dyshime dhe një atmosferë jo e mirë rreth ekipit. Por pas janarit skuadra reagoi shumë mirë. Morëm veten, ndryshuam shumë gjëra dhe rezultatet fi lluan të vinin. Nëse marrim vetëm ndeshjet nga janari deri në fund të kampionatit, kemi qenë ndër skuadrat me më shumë pikë në Superiore. Kemi bërë 34 pikë dhe kemi qenë përpara Egnatias, Elbasanit dhe Vllaznisë në këtë periudhë. Kjo është një tregues pozitiv dhe na jep besim për vazhdimësinë. Tregon se skuadra ka potencial dhe se baza ekziston për të ndërtuar diçka më të fortë sezonin e ardhshëm.
A ishte merkatoja e janarit pika vendimtare e ndryshimit? Normalisht edhe ardhja e trajnerit pati ndikim…
Pa dyshim që po. Janari ishte çelësi i gjithë ndryshimit që ndodhi te Tirana. Ne praktikisht ndërruam pothuajse të gjithë ekipin. Nga skuadra që ishte para janarit mbetën vetëm dy ose tre lojtarë. Ishte një ndërhyrje shumë e madhe, por në atë moment ishte e domosdoshme. Ne vendosëm të marrim lojtarë me mentalitet fi tues. Lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrave kampione, futbollistë që dinë të përballojnë presionin dhe që e kuptojnë se çfarë do të thotë të luash për objektiva të mëdha.
Nuk donim më futbollistë që nuk kishin përvojë në situata të tilla ose që nuk kishin atë karakterin e duhur për të mbajtur peshën e fanellës së Tiranës. Çdo ndeshje për ne ishte si fi nale dhe na duheshin lojtarë që hynin në fushë vetëm për të fi tuar. Kjo ishte shumë e rëndësishme. Po ashtu edhe ardhja e trajnerit Orges Shehi ndikoi shumë. Ai e njeh shumë mirë ambientin, e njeh mentalitetin e klubit dhe arriti ta bashkojë grupin në një moment shumë të vështirë. Arriti të krijojë besim te skuadra dhe kjo më pas u refl ektua edhe në rezultatet në fushë.
Megjithatë, puna juaj sapo ka nisur. Duhet ndërtuar një skuadër që jo vetëm të jetë konkurruese, por që të ketë edhe vazhdimësi për sezonin e ardhshëm…
Po, kjo është shumë e rëndësishme. Siç e thashë edhe më herët, ne duam të ndërtojmë një skuadër me lojtarë cilësorë dhe mbi të gjitha me mentalitet fi tues. Tirana ka nevojë për futbollistë që e ndjejnë peshën e fanellës dhe që janë mësuar të luftojnë për trofe. Lojtarët që kemi afruar në janar kanë treguar se mund ta mbajnë këtë presion dhe shumica e tyre kanë kontrata më të gjata.
Kjo është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë, sepse nuk duam që çdo sezon të nisim gjithçka nga e para. Duam të krijojmë një bazë solide dhe mbi atë bazë të shtojmë elementët që na mungojnë. Këtu dua të falënderoj edhe presidentin, sepse ai na ka krijuar kushtet për të afruar lojtarët që kemi kërkuar. Pa mbështetjen e tij do të ishte shumë e vështirë të bëheshin këto ndryshime në janar.
Sa e frikshme ishte gjendja e skuadrës para janarit?
Ishte shumë e vështirë. Sinqerisht, mënyra si luante skuadra në atë periudhë ishte shqetësuese. Kishte mungesë besimi dhe kjo shihej qartë në fushë. Lojtarët nuk besonin më as te një barazim, jo më te fi toret. Dhe kur një skuadër si Tirana humbet besimin, atëherë gjithçka bëhet shumë më e vështirë. Në bisedimet që kishim me presidentin dhe drejtuesit e klubit, e thoshim vazhdimisht: ‘Të vijë sa më shpejt janari’. E kuptonim që skuadra kishte nevojë për ndryshime të mëdha, sepse me atë grup lojtarësh ishte shumë e vështirë të dilnim nga situata.
Dhe realisht, ajo që ndodhi pas janarit tregoi se problemi ishte pikërisht aty. Pas merkatos skuadra ndryshoi totalisht. Nuk kishim më frikë, nuk kishim më atë presion negativ. Edhe pse kundërshtarët fi tonin vazhdimisht dhe gara ishte shumë e fortë, ne besuam te vetja. Kishim besim se mund t’ia dilnim dhe kjo u pa në fushë, në mënyrën si luante skuadra dhe në rezultatet që morëm. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të shohim një Tiranë aty ku e ka vendin, një Tiranë që lufton për titull dhe që hyn në çdo ndeshje për të fituar.
Tani është puna juaj dhe e trajnerit për të gjetur lojtarët e duhur. Në cilat reparte mendoni se skuadra ka më shumë nevojë për ndërhyrje?
Aktualisht dihet që kemi nevojë për përforcime në qendër të mbrojtjes. Dy lojtarët që kishim në atë repart, Halili dhe Kresicc, ishin me kontrata huazimi dhe janë kthyer te skuadrat e tyre. Dëshira e tyre është që të rikthehen te Tirana, por kjo nuk varet vetëm nga ne. Duhet parë edhe situata me klubet e tyre dhe negociatat që do të zhvillohen në vazhdim. Sigurisht që po shohim alternativa të tjera në qendër të mbrojtjes dhe jo vetëm aty.
Do të ketë ndërhyrje edhe në sulm dhe në mesfushë. Trajneri ka kërkuar përforcime në disa pozicione specifi ke dhe ne po punojmë që të sjellim lojtarët e duhur. Synimi ynë është të afrojmë futbollistë me cilësi, por edhe me karakter. Në Tiranë nuk mjafton vetëm cilësia teknike, duhet edhe personaliteti për të përballuar presionin dhe objektivat e klubit.
Duke parë fundin e sezonit, a mendoni se kjo skuadër me disa përforcime është gati të luftojë për gjëra më të mëdha?
Besoj se po. Ndeshjet e fundit na dhanë shumë besim. Skuadra tregoi karakter dhe dëshirë për të fi tuar çdo ndeshje. Kur krijon një mentalitet të tillë, atëherë fi llon të ndërtosh diçka serioze. Ne mendojmë se baza ekziston. Kemi një grup lojtarësh që kanë treguar se mund të mbajnë peshën e fanellës së Tiranës dhe me disa përforcime cilësore besoj se mund të ndërtojmë një skuadër shumë konkurruese. Objektivi është që Tirana të futet në çdo ndeshje vetëm për fi tore dhe të rikthehet aty ku i takon.
Kush ju ka surprizuar më shumë këtë sezon nga lojtarët që afruat?
Për mirë do të veçoja Halilin. Duke marrë parasysh që kishte kohë pa luajtur rregullisht, ai na ka surprizuar pozitivisht. Ne e njihnim nga periudha te Prishtina dhe e dinim çfarë cilësish kishte, prandaj vendosëm ta afronim. Por mënyra si u rikthye dhe niveli që tregoi ishte edhe më i mirë nga sa prisnim. Për pjesën tjetër të lojtarëve, mund të them se kanë dhënë atë që prisnim prej tyre, sepse i njihnim mirë dhe e dinim çfarë mund të na ofronin. Nuk është se pati surpriza të mëdha, sepse shumica ishin futbollistë që i kishim ndjekur prej kohësh.
Në fund, kush mendoni se do ta fitojë titullin kampion?
Nga ajo që kam parë në ndeshjet e fundit, mendoj se Egnatia luan futbollin më të bukur dhe besoj se do të shpallet kampione.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













