Postuar: Korrik 7, 2025 | 17:17
EKSKLUZIVE/ Pa ekip që nga Flamurtari, Teuta firmos me ish-mbrojtësin e Superiores
Alesandro Kacbufi do të firmosë sot me Teutën.

Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht për “Panorama Sport” nga burime pranë klubit durrsak.
Mbrojtësi e njeh mirë Superioren duke qenë se më herët ka qenë pjesë e Egnatias dhe Erzenit. Së fundmi ai luajti me Flamurtarin dhe është pa ekip që në janarin e këtij viti.
PANORAMASPORT.AL













