EKSKLUZIVE/ Gati rikthimi në Shqipëri për Eneo Bitrin, ish-kapiteni i Partizanit joshet nga pretendentët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 22:55

EKSKLUZIVE/ Gati rikthimi në Shqipëri për Eneo Bitrin, ish-kapiteni i Partizanit joshet nga pretendentët

Eneo Bitri do të rikthehet në Shqipëri. “Panorama Sport” mëson se Egnatia do të përfitojë shërbimet e mbrojtësit nga Berati.

Bitri-Eneo

29-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Nyiregihazas në Hungari. Sezoni për të ishte i vështirë, ndërsa regjistroi vetëm tetë paraqitje.

Bitri si ish-lojtar i Kombëtares kujtohet në Shqipëri për periudhën e kaluar me Partizanin. Te “demat” regjistroi 121 paraqitje ndër të cilat shënoi edhe nëntë gola.

Mbrojtësi mbajti edhe shiritin e kapitenit te “demat”. Kampionët e Egnatias ndërkohë do të afronin një emër të bujshëm për repartin difensiv.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL