Postuar: Qershor 25, 2025 | 22:13
EKSKLUZIVE/ Dështon transferimi i bujshëm, Egnatia nuk e afron objektivin e madh të merkatos
Ze Uelinton nuk do të jetë lojtar i Egnatias. “Panorama Sport” mëson se ky transferim që shikohej si çështje e kryer, ka marrë tjetër rrjedhë.

Egnatia me Flamengon kishin rënë dakord për Ze Uelinton. Madje klubi brazilian do të mbante edhe 30% të kartonit në rast rishitje nga kampionët e Shqipërisë.
Në anën tjetër ka qenë vetë lojtari që e ka refuzuar këtë lëvizje. 21-vjeçari ndërkohë mbetet në pritje të ofertave të tjera, pasi nuk do të qëndrojë me Flamengon ku ka kontratë deri në dhjetor.
Mbrojtësi i krahut të majtë kërkon më tepër hapësira. Në anën tjetër tek Egnatia po ashtu kanë treguar se presin një profil të tillë për forcimin e skuadrës.
PANORAMASPORT.AL













